Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete, i mbytur, mëngjesin e sotëm në Liqenin e Farkës. Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasi L. D., 30 vjeç. Nga kqyrja e tupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 06.10.2022, në liqenin e Farkës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i mbytur, shtetasi L. D., 30 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.