Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në ujrat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj. Sipas policisë nga kqyrja e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se A. S., është mbytur aksidentalisht në lumë.
“Në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj, është gjetur të hënën trupi i pajetë i shtetasit A. S., 77 vjeç, i cili vuante nga skleroza.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, policia thotë se në trupin e 77-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht”-njofton policia.