Një automjet është gjetur i djegur paraditen e së dielës në lagjen Kala në Elbasan. Policia në vendngjarje bën me dije se mjeti është pa targa dhe mendohet të jetë djegur qëllimisht. Policia po punon për tëidentifikuar pronarin e automjetit.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi një mjet tip BMW u gjet i shkrumbuar në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që mendohet se ngjarja ka lidhje me atentat të paramenduar kundër Ardian Çapjas.