Kronikë

Gjendet i dekompozuar trupi i një personi në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 29/11/21 |
Opi Nion

Trupi i një personi është gjetur i dekompozuar në fshatin Mujalli. Sipas Policisë së Fierit, dyshohet se shtetasi i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është mbytur në një kanal.

Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia e Fierit./Opinion.al

Pas