Trupi i një personi është gjetur i dekompozuar në fshatin Mujalli. Sipas Policisë së Fierit, dyshohet se shtetasi i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është mbytur në një kanal.
“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia e Fierit./Opinion.al