Një i moshuar 89-vjeçar është gjetur i vdekur dhe i dekompozuar në banesën e tij në qytetin e Fierit.
Për 89-vjeçarin me iniciale B.B, i cili jetonte i vetëm në shtëpinë e tij në lagjen “Apollonia” të Fierit dyshohet se vdekja ka ardhur prej shkaqeve natyrale.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhuar ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:00, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Apollonia” është gjetur i vdekur i dekompozuar shtetasi B.B, 89 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.