Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, në Has. Një 21-vjeçare është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë.
Policia njofton se nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se vajza është vetëvarur.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur”-njofton policia.
Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.