Një shtetase amerikane është gjetur e pajetë në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.
Policia bën me dije se 36-vjeçarja nga Texas është gjetur pa shenja nga nëna e saj në hostelin ku banonte me qira.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.