Aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur e vdekur ditën e sotme në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Lajm i është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat nuk kanë dhënë detaje në lidhje me shkaqet e vdekjes së Biljana Beliçanec-Aleksiç.
Po ashtu, lajmi është konfirmuar dhe ministria e Brendshme, teksa ka theksuar se një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të vdekjes së Beliçanec-Aleksiç/ Opinion.al E.Xh.