Është gjetur e pajetë një e moshuar e cila ishte denoncuar në polici nga djali i saj, i cili kishte shkëputur kontaktet. 73-vjeçarja L.R. është gjetur e pajetë nga policia në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit.
Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. djali i saj, për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.