Një 48-vjeçare është gjetur e pajetë në anë të lumit Shkumbin. Paraprakisht policia bën të ditur se është gjetur e pajetë shtetasja N.H., 48 vjeçe.
Dyshohet se 48-vjeçarja është vetëmbytur, pasi nga këyrja e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al