Kronikë

Gjendet e pajetë e moshuara në Sarandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 12/01/22 |
Opi Nion

Një 88-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Cukë të Sarandës. Mësohet se e moshuara është identifikuar si Stamato Milo.

Dyshohet se 88-vjeçarja mund të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.

E moshuara është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë. 88 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi.  Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88 vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe për të përcaktuar shkakun konkret të vdekjes.

Pas