Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në Cërrik. Policia njofton se, gruaja është gjetur në banesën e saj në fshatin Xibrakë.
Nga verifikimet e bëra nga autoritetet, në trupin e 45-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë ende është i paqartë shkaku i vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al