Një 48-vjeçare është mbytur në lumin Shkumbin. Familjarën kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e saj ndërsa sot në ujrat e lumit Shkumbin është parë nga banorët e zonës një trup i pajetë.
Bëhet me dije se gruaja ka dalë mbrëmjen e djeshme për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më në banesën e saj.
Polumbarët kanë nisur punën për nxjerrjen e trupit./Opinion.al