Adoleshentja nga Korça e cila u denoncua si e zhdukur ng vëllai është gjendur shëndoshë e mirë. Mësohet se ajo ka shkuar në shtëpi ku ka deklaruar se ishte larguar nga banesa me dëshirën e saj.
Shtetasi A.C, 22 vjeç, banues në fshatin Libonik-Maliq, ka bërë kallëzim se më datë 19.05.2017 se i është larguar nga banesa motra e tij shtetasja A.C, 19 vjeçe. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë” thuhej në njoftimin e policisë.