Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 13-vjeçarja e cila u raportua se mund të ishte rrëmbyer është gjetur.
Ajo ndodhej në një qendër tregtare tek zona e Zogut të Zi. Sipas informacioneve ajo ka bërë të ditur se ka shkuar në qendrën tregtare për të kaluar pasditen dhe nuk ka lajmëruar prindërit pasi ka patur frikë se nuk do ti jepnin leje.
Më herët u raportua se e mitura është rrëmbyer./Opinion.al