Një sasi prej 113 kg drogë është gjetur ditën e hënë gjatë një kontrollit të ushtruar nga Roja Bregdetare, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në afërsi të Kepit të Rodonit dhe në zonën e Gjirit të Lalëzit. Sipas burimeve të policisë droga është gjetur në det e paketuar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 113 kg e futur në 22 pako.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.