Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenden të vdekur dy amerikanët e rrëmbyer në Meksikë

2023/03/07 at 9:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjenden të vdekur dy amerikanët e rrëmbyer në Meksikë

Dy amerikanë janë transportuar në një spital të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të martën pasi i mbijetuan një rrëmbimi vdekjeprurës në Meksikë. Dy amerikanë të tjerë u vranë.

Kryeprokurori i shtetit Tamaulipas, Irving Barrios, konfirmoi se dy amerikanët e mbijetuar iu dorëzuan autoriteteve amerikane në Teksas. Nuk ka njoftime nëse trupat e dy amerikanëve të vrarë po transportohen drejt Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador tha gjatë një konference shtypi se një individ ishte ndaluar. “Përgjegjësit do të gjenden dhe do të ndëshkohen”, tha presidenti i Meksikës.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave. “Kartelët janë përgjegjës për vrasjet e amerikanëve”, tha zoti Garland. “DEA dhe FBI-ja po bëjnë gjithçka të mundur për të çmontuar dhe ndjekur penalisht udhëheqësit e kartelëve dhe të gjitha rrjetet e tyre”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-të po bashkëpunojnë me zyrtarët meksikanë për të mësuar më shumë rreth rrethanave të vrasjeve.

“Sulmet ndaj qytetarëve amerikanë janë të papranueshme, pavarësisht se ku dhe në çfarë rrethanash ndodhin”, tha zoti Kirby. FBI-ja pati ofruar 50 mijë dollarë për informata lidhur me kthimin e viktimave dhe arrestimin e rrëmbyesve.

Guvernatori i shtetit Tamaulipas, Américo Villarreal, tha të martën se një nga dy shtetasit amerikanë të mbijetuar ishte i plagosur. FBI-ja njoftoi të dielën se në bashkëpunim me autoritetet meksikane po bënte kërkime për individët e zhdukur.

“Dy janë vrarë, një individ është plagosur dhe një tjetër është i gjallë. Aktualisht ambulanca dhe organet e sigurisë po shkojnë për të ofruar ndihmën përkatëse”, tha zoti Villarreal. Guvernatori nuk dha detaje të mëtejshme se ku ishin gjendur amerikanët. Ai pritet të dalë në një konferencë shtypi më vonë të martën.

Shtetasit amerikanë u gjenden në një zonë rurale të quajtur Ejido Longorno përgjatë rrugës që të çon në plazhin lokal Playa Baghdat, sipas një zyrtari shtetëror që kërkoi të mbetej anonim.

I afërmi i njërit për individëve tha se të katër amerikanët kishin udhëtuar nga Karolina e Jugut për të realizuar një ndërhyrje kirurgjikale nga një mjek në qytetin Matamoros.

Menjëherë pas futjes në Meksikë të premten, ata u gjendën nën zjarrin e armëve të grupeve rivale të karteleve të drogës. Pamjet filmike tregojnë momentin kur individë të armatosur i detyrojnë amerikanët të hipin në një makinë.

Zyrtarët meksikanë thanë se një grua, kalimtare e rastit, humbi jetën gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Incidenti është shembull i terrorit që ka mbizotëruar prej vitesh qytetin Matamoros, ku dominojnë kartele të fuqishme të drogës, të cilat shpesh luftojnë mes tyre. Vetëm në shtetin Tamaulipas janë zhdukur mijëra meksikanë si rezultat i dhunës mes karteleve të drogës./ VOA

Ju sugjerojmë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Para
VIDEO/ Mposhti rivalen ruse, tenistja ukrainase refuzon t’i japë dorën kundërshtares

VIDEO/ Mposhti rivalen ruse, tenistja ukrainase refuzon t'i japë dorën kundërshtares

Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, humb jetën 13-vjeçari në Elbasan

Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, humb jetën 13-vjeçari në Elbasan

Horoskopi për sot, 8 mars 2023

Horoskopi për sot, 8 mars 2023

TE FUNDIT

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
14 Shtator, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan...

Lexo më shumë

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
14 Shtator, 2025

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë prej 6.8 miliardë eurosh për të përmirësuar një nga kantieret e...

Lexo më shumë

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
14 Shtator, 2025

Më 14 shtator, Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e veçantë, që shënon jo vetëm moshën, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com