Gjenden për herë të parë mikroplastika në zonën cerebrale të njeriut. Prania e tyre është dokumentuar tek 8 individë në nivelin e bulbeve të nuhatjes, strukturat në bazë të trurit nga përpunimi i të dhënave nga hunda.
Deri më sot mikroplastikat ishin gjetur në trurin njerëzor vetëm në koagulimet e gjakut, dhe jo ne inde. Zbulimi është i rëndësishëm dhe shërben për të kuptuar se sa peshë kanë gjurmët e mikroplastikave në sëmundjet neurodegjenerative e pasojat neurotoksike.
Gjithashtu identifikimi i këtyre grimcave mikroskopike në sistemin e nuhatjes dhe rrugët anatomike për të mbërritur në tru verteton se sa i rëndësishëm është ky aparat që shërben edhe si portë hyrëse e plastikës në tru.
Klan News