Një ditë pas rënies së avionit nga Etiopi ku të 157 pasagjerët në bord të tij kanë gjetur vdekjen, janë gjetur kutitë e zeza.
Avioni ishte nisur nga Etiopia për në kryeqytetin e Kenias, Naerobi dhe vetëm pas 6 minutash nga ngritja e tij në ajër dhe humbur nga radarët dhe është përplasur .
Shkaqet që çuan në këtë përplasje ende nuk dihen,ndërkohë që gjetja e kutive të zeza mund të ndihmojnë në zbulimin e shkakut. Në këtë avion ishin pasagjerë nga 33 vende të ndryshme si nga Kenia, Etiopia, Kanadaja etj./Xh.K/Opinion.al/