Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur se ka nisur operacioni për shpëtimin e dy turistëve që u bllokuan pranë malit të Korabit.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, për kërkimin e dy turistëve zviceranë, të bllokuar pranë malit të Korabit, u nisën 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës. Dy turistët u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Strukturat Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit janë angazhuar në orët e para të mëngjesit për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes, për shkak të terrenit të vështirë. Në këto momente po fillon operacioni i shpëtimit, me tërheqje nga lartësia, në bashkëpunim edhe me KFOR”,-shkruan Peleshi.