Aktualitet

Gjenden dy persona të vdekur, policia jep detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 09/05/21 |
Opi Nion

Dy persona janë gjetur të vdekur mëngjësin e sotëm në vendin tonë. Policia bën me dije se në Lezhë rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.

“Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo demtime të tjera.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale”, njofton policia.

Ndërkohë Policia e Durrësit bën me dije se në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B., rreth 56 vjeç.

“Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B., rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia./Opinion.al

Pas