121 pako kanabis janë sekuestruar nga policia e Korçës në Kapshticë. Droga u gjet brenda një çante sportive dhe një thesi në vendin e quajtur ‘Piramida 54”, Vidohovë, në kufirin e gjelbër.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se po punon me policinë helene me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.