-Jetë dhe Stil

Gjeli i detit, mbreti i tryezës për festën e Vitit të Ri, si ta gatuani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 31/12/22 |
Opi Nion

Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me kulaç përshesh apo si quhet edhe ndryshe, popare. Mund ta gatuajmë në të njëjtën mënyrë jo vetëm me gjelin e detit por edhe me mish pule.

Për lëngun duhet:

-nenexhik i thate 2-luge gjelle
-një qepe mesatare
-lëng gjeli
-ujë

Përgatitja:

Ziejmë gjelin e detit ne një tenxhere te thelle me ujë dhe kripe. Me pas kur e shikojmë qe është gati e futim ne një tave për pjekje duke i hedhur pak lëng nga i veti ne mënyre qe te mos thahet.
Një sekret për një pjekje sa me te mire është edhe ai i mbështjelljes me letër alumini te gjelit. Kur e shihni se ka arritur butësinë e duhur  heqim letrën dhe e leme te marrim faqe. Pjekja do te behet ne temp 200°
Kur gjeli te jete thuajse gati përgatitim përsheshin e kulaçit.
Ne një tenxhere te thelle kaurdisim qepen e grire holle, derisa te zverdhet ,ne gjalpë.
Me pas shtojmë lëngun e gjelit ne sasinë e duhur,leme te zieje për disa minuta duke shtuar nenexhikun apo mentën. Mbytim përsheshin ne lëng dhe servirim ne pjata se bashku me gjelin e pjekur.

Përgatitja e kulaçit është e thjeshte. Sekreti qëndron ne zënien e brumit pak me te forte se ai për byrek dhe ta punoni energjikisht.

Përbërësit për 4 persona:

750gr miell
1 kokërr veze
4-luge kos:pak vaj
një maj luge sode buke
një lug kafe me kripe
ujë te vaket sa te na duhet

Përgatitja:
Ne një tas te madh hedhim miellin,e përziejmë me kripen dhe sodën,me pas bashkojmë kosin dhe fillojmë te mbledhim brumin duke shtuar dalëngadalë ujin e vaket derisa te na formohet një brumë pak i forte. Punojmë brumin energjikisht dhe ne fund e mbledhim duke e rrumbullakosur. E lyejmë me miell dhe e vëmë mbi tepsinë e dëshiruar për ta pjekur e shpojmë lehtas me pirun krejt sipërfaqen. E leme 30′ te pushoje te mbuluar me një pecete dhe me pas e vëmë ne furre për ta pjekur ne temperature maksimale. E heqim nga furra kur shikojmë a ka kulluar.

Pas