Aktualitet

“Gjeli i Agrares”, Duka i përgjigjet Ramës: Të ka ngecur veza keq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 08/03/21 |
el ida

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka i është përgjigjur Kryetarit të Socialistëve Rama, pas sulmit që ky i fundit i bëri ditën e sotme.

Gjatë njërit prej takimeve, ku ka prezantuar tre prej kandidatëve të rinj në listat e PS, Rama e cilësoi Dukën si gjeli i Agrares që jeton me tagjinë e SHQUP.

“Agron Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula”, tha Rama.

Përmes një publikimi në Facebook, Duka lë të kuptohet se Ramës i ka pëlqyer fillimisht bashkëpunimi me të, por me pas nisi të “hajë gjellë të prishura” e me të cilët vrau Partinë Socialiste.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.  Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….”, shkroi Duka në një postim në Facebook.

 

Pas