Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka dhënë një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, e cila u shoqërua me kaos nga ana e deputetëve demokratë.
Në fjalën e tij, Gjekmarkaj u ka bërë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protetsën e 7 tetorit, për të mbrojtur pluralizmin, demokracinë dhe opozitën.
Agron Gjekmarkaj: Ne nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë, pluralizimin, ne nuk pranojmë planin ogurzi për shpërbërjen e opozitës që ka filluar me arrestimin e Berisha apo të Ervin Salianjit.
Shqiptarët ditën e hënë data 7, ora 18:00 do të jemi në rrugë për të mbrojtur pluralizimin, demokracinë dhe opozitën që është nën agresion për tu zhbërë me qëllim që në Shqipëri të jetë vetëm një person.