Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj thirrje Alibeajt: Dorëzoni vulën tek Berisha, është më burrërore

2023/03/27 at 2:14 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjekmarkaj thirrje Alibeajt: Dorëzoni vulën tek Berisha, është më burrërore

Teksa na ndajnë rreth 50 ditë nga zgjedhjet e 14 majit, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, në një postim të gjatë në rrjetet sociale,  është shprehur se duhet t’i kthehet vula e PD Sali Berishës.


Gjekmarkaj ka komentuar zhvillimet e PD nga pranvera e vitit 2021 duke e cilësuar luftë të pandershme për interesa personale, përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Ndër të tjera, ai flet për grupimin e Alibeajt, ndërsa me ironi komenton deklaratat e disa deputetëve mbështetës të këtij të fundit,  të cilët kërkuan që të mos nxjerrin kandidatë për kryetar bashkie kuundër atyre të primareve në zgjedhjet e 14 Majit.  “Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD! hahahha sa shaka”-shkruan Gjekmarkaj.

Ndërkohë thekson se në pamundësinë për të nxjerrë kandidatë nga grupimi i Alibeajt, në një prej mbledhjeve të thirrura nga ai, u ka sugjeruar kolegëve që ta çojnë ‘vulën’ tek Sali Berisha.

Postimi i plotë i Gjekmarkaj:

‘Në Pranveren e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqiperinë. Kur fitoren nuk e patem besova që do bënim një opozite cilesore.Perfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë.

Armik na u shfaq SHBA dhe perendimi. Na tolloviten dy njerez Lulzim Basha dhe Sali Berisha.Na bënë qesharak.Një lufte e pandershme mes tyre per interesa personale. Një pakt i thyer per mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori. Sot “Vula” ka më shumë forume se anetarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe s’ka pse mban peng vulen që mund ta perdorin të tjeret. Per çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atehere paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur.Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin. Do të ishte më e ndershme që në një sini “vula” të udhetonte nga “Kotoni” si koka e Ali Pashes drejt “Shqupit”. Ta pranojmë qe deshtuam duke mos bërë asgje, me sytë hapur shihnim qiellin dhe enderronim se çfarë bie nga siper.Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore per asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishen dhe do silleshim si triumfarore kush e kush të marrë meritat. Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai, të tjere i bëjnë sytë e embel, marrin premtime per zergjersi dhe bëjnë lojen e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë se mbetur. Naten shohin ëndrra me meshirë.Filloi gara per tu justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trishte është kur sheh deputet që ju ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashen me fjalorin e 32 viteve, kaq të dhunshem e neokomunist dhe pa vrasje ndergjegje sa te verteta ka brënda, po keshtu ju ndrinin kur Bashen e kishin perballë Kryetar. Nuk del një ti thotë mbaje mor burrë gojen. Nuk flet shqiptari keshtu.

Shumëkush mbeti pezull me spirancen hedhur mbi paqartesitë dhe frikerat e veta, mbi ambicjet dhe frustimet e veta.

Pas 6 Marsit nuk e perkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetaresh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thenë. Asnjë pendese. Në ka gjë që me ben krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vertete demokracie.

Nuk me kanë munguar ofertat per tu rikthyer. I kam falenderuar por jo.

Pardje mora pjesë pas shumë mungesash per arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kunderta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet. Disa e kishin me mot vendosur të mbeshtesnin “primaret” po ama pas 14 Majit do i kerkonin llogari Enkeledit për deshtimin. Hahahahha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka.Ne nuk jemi PD. Keshtu nuk jemi asgjë.

Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dime se çfarë po bëjme. Në pamundesi per të patur njerez, për të nxjerre kandidat u sygjerova kolegve të mi ta çonin “vulen” që parmbremë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrerore është. Duhet pranuar deshtimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të medha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogel, here e hapur e herë bunker dhe s’kemi pse ja mbajmë vulen si kapsulë shpetimi për të bërë negociata të pista neser.

Njerzit do jua dinin per nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa perdorur nga ne shnderrohet në ornament.

Ju nenshtruam presionit dhe gjuhes së tij. Ai ka qënë mjaft zemergjere , në pronen e tij ka lënë një ngaster per tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundesi e madhe lerimi per reflektim e autokritikë.

Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputete! Pse i bëmë keto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetem kantidatin e “primareve” a thua se e perçame ne PD-në sikur ska ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste , silleni kantidaten ketej perdoreni siglen e vulen po as i degjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten.

E perçau Sali Berisha për interesat e veta me qartesine e atij që po i merrnin gjëne e vet por ama mori shumicen me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. I duhej për tu mbrojtur nga Perendimi. A është fatkeqesi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithve atyre që besojnë se është shaka.

Vulen kur e rimorem nuk na u desh më. Nuk e perdorem. Kolegë të dashur Enkeled , Gazment,Jorida, kthejani Sali Berishes vulen. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo keshtu,demokratet andej, demokratet ketej. Do gezohen njerzit në bazë se nuk do hallakaten e caperlohen me njëri tjetrin. Personalisht e di qe Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njekohesisht perfid sepse sherbehet nga një shpurë rrandokopesh folklorike si gati gjithmonë. Me kete nuk kam parasysh pothuaj asnję nga 625 mije votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjesh. E ka zhveshur PD nga cilesia duke ja shnderruar fytyren në menyre sistematike per arsye dominimi e pervetesimi.

I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshem me shqiptu çdo marrezi pa u skuqe e pa u zverdhe, ku ” gratë” behen “burra” dhe “burrat” në “gra”.Një shkolle politike e bazuar mbi veteposhtrimin. Një model enverist që flet per demokraci.

Me shqeteson “non grata” e tij por shkolla politike shumë me teper, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e perdor vulen, ti njoh zotesinë. Ne jo. Ai ka njerez, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E verteta kjo. Çojani vulen kolegë dhe mos të rrinë njerzit në ankth.

Miq deputet mos prisni daten 15 shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundesit, perdhunuesit dhe të perdhunuarve, ofruesit dhe perfituesve,bujkrobit dhe roberve.

Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesen asaj binaje. Une si me sentimental se mohoj respektin qe kam per deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjetë që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjten kohe liri me jep për të bërë deshmitarin e kesaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulezon germadhash.

Por lirojeni robinjen vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jeten.’/Opinion.al

Etiketa: Agron gjekmarkajlulzim bashapartia demokratikesali berisha


Ju sugjerojmë

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet
Kryesore

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

20 Dhjetor, 2025 1:04 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Para
Lulzim Basha: Do të jem aktiv në zgjedhjet vendore të 14 Majit

Lulzim Basha: Do të jem aktiv në zgjedhjet vendore të 14 Majit

Kuvend/Presidenti i Austrisë: Dënoj rëndë sulmin e armatosur ndaj një stacioni mediatik

Kuvend/Presidenti i Austrisë: Dënoj rëndë sulmin e armatosur ndaj një stacioni mediatik

Emri/I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet 43-vjeçari

Emri/I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet 43-vjeçari
















TE FUNDIT

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se në protestën kombëtare të opozitës më 22 Dhjetor, do t’i jepet ultimatum...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com