Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj satirë në Kuvend: Ministrja ngjan me Majkell Xheksonin, Bozo si axhami

2021/10/28 at 3:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj satirë në Kuvend: Ministrja ngjan me Majkell Xheksonin, Bozo si axhami

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalimin e tij në Kuvend, ka qenë goxha satirik, teksa kishte marrë fjalën për procedurë për eurobondin.


Ai i është drejtuar kabinetit qeveritar me ironi, ku ka krahasuar një nga ministret me këngëtarin legjendar Majkëll Xhekson, apo kryeministrin Rama si inxhinier dhe si mjek, gjatë periudhës së tërmetit dhe të pandemisë.

“Kryeministri i cili piktor i mbaruar si ai, në ditët e tërmetit, foli si inxhinier aq sa zonja Bozo dukej si axhami para tij! Si usta, aq sa usta Dinja desh la zanatin e përtokë hodhi plumçen, si doktor në pandemi aq sa doktoreshe Çomos nuk ja mbajti të vinte në Kuvend, si dajrexhi sa në breg të lumit hynë në krizë profesionale, si gogol që tremb gjithë Shqiptarët  sa asnjë aktor i mbetur kukudh pa teatër se mund në rol!!

Eurobondi në fillim nga padija mu duk si seri e Xhejms Bondit që u shfaq në një kinema të Tiranës ku krejt yndyra e vendit me kuç e maç mori pjesë mbuluar me leket e huave të mëparshme! Thashë me vete më mirë të darovis paqartësinë ekzistenciale nëse është Ulsi Manja që i ngjet më shumë Edi Ramës tashmë edhe me mjekër apo Edi Rama-Ulsiut, në mendime dhe të dy bashkë Alket Hysenit të ngratë në pamje, luk e mendime!

U tentova të flas për ministren që gjithnjë e më shumë ngjan me Majkell Xheksonin dhe për rixha të Zotit nuk e gjeja pse?! Pse ngjan do pyesni ju!? Për shumë kohë se kuptoja po kur dëgjova nja dy fjalime enigma u zgjidh vetë! Fjalimet e saj ishin këngë- këngë për liderin, kënge për progres raportin, këngë për rilindjen , këngë për integrimin, këngë kundër armiqve të tyre! Ngjakan mendova -se të dy qenkëshin këngëtarë të mëdhenj, ngjakan nga zëri dhe melodia.

Por e braktisa këtë ide  dhe mendova të marr fjalën për procedurë dhe pas fjalimeve të Kryeministrit me habi ta pyes: me këto që thoni ju jeni vërtetë Kryeministri i këtij vendi apo mos bën gjasme dhe ai i vërteti të përdor si sozi për t’u argëtuar? E lashë nga droja mos Kryetares së Parlamentit, Zonjës së dashur Linditë, i duket herezi e blasfemi dhe me ndëshkon pos shikimeve të vengërta edhe me nja dy javë dëbim si farisejtë nga Tempulli. Nuk thonë kot goja llap e shpina dap! Por duke qenë të dy nga një zonë nuk ja thyeva zemrën dhe vetes i kurseva ndëshkimin.

Në Lezhë me pyesnin fol or trim, pyete Kryeministrin i cili nga kultura vjen e drejt asaj shkon, se me librin fle e mbi të zgjohet, që gjykimin e ka të eperm e të pagabueshem, në kohen e duhur dhe të drejtë  si profet – pse e la në vetmi poetin kombëtar Gjergj Fishta sikur të ishte një poet veteran a kapterr pensionist i Bashkisë se Lezhes, sikur të ishim pa qeveri e pa Kryeministër qe Zot mos e bej llaf?! Po të kishte qenë patronazhist të madh do ja bëje peshqeshin mendojnë ata. Hymne e psalme do ju lexonte qeveria.

Por jo Partia me ka lënë detyrë të flas per Eurobondin dhe nuk ja thyej zemrën asaj. Partia është mbi të gjitha sidomos këto kohe të zymta. U rreka te di çfarë  është Eurobondi? Me durim si mësuesi zemërmadh, nxënësit përtac e trazovaç, Zonja e dashur Tabaku ma shpjegoi që qenkësh borxh diku nja 500-700 milion euro !! Atëherë u ftillova dhe vendosa të flas! Ne fillim e mora me gëzim të madh ! Sa shumë lek , do dalim ne selamet, sa gjëra mund të bëhen?! Me erdhi në mënd Torovica pa ujë të pishen dhe prej dekadash lyp një ujësjellës , fusha e saj që do një hidrovor që të thahet e të behet tepsi, Shengjini për pritat e gurta që rëra të mos gërryhet nga erozioni! Rrila që kërkon një rrugë për të dalë në det, turistet me timon një tjetër për Shengjin që në vere nga Miloti të mos behet kolona 14 km prej trafikut”-tha Gjekmarkaj.

Etiketa: Gjekmarkajkuvend


Ju sugjerojmë

SPAK operacion në Sarandë/ Disa urdhër-arreste për trafik droge, sekuestrohen celularë
Kronikë

Aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë dhe armë

8 Shtator, 2025 7:31 pm
Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin
Bota

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

8 Shtator, 2025 7:09 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

8 Shtator, 2025 6:55 pm
Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
Bota

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

8 Shtator, 2025 6:49 pm
Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma
Bota

Jo më hotele për azilkërkuesit në Angli: Do të strehohen nëpër kazerma

8 Shtator, 2025 6:18 pm
Berisha: Shqipëria u transformua në një shtet autokratik! Rama shkel parimet
Kryesore

Në prag të mbledhjes së Parlamentit, Berisha thërret në seli Kryesinë

8 Shtator, 2025 5:38 pm
Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik
Bota

Sulmi terrorist në Jeruzalem, Hamasi: Operacion heroik

8 Shtator, 2025 5:32 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Sylvinho: Luajmë për fitore, Letonia është skuadër e fortë

8 Shtator, 2025 5:06 pm
Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin
Sport

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

8 Shtator, 2025 4:26 pm
Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta
Aktualitet

Bllokohen 15 mjete lundruese, shpëtohen 39 persona që u rrezikohej jeta

8 Shtator, 2025 3:26 pm
Para
Balluku: Nga “Pallati me Shigjeta” te “Brryli” sot shkoni për 12 minuta

Balluku: Nga “Pallati me Shigjeta” te “Brryli” sot shkoni për 12 minuta

Aksion antidrogë në Lezhë, gjendet kanabis në shtëpinë e braktisur

Aksion antidrogë në Lezhë, gjendet kanabis në shtëpinë e braktisur

Merrte para për një notë kaluese, SPAK kërkon 3 vite burg për pedagogun

Merrte para për një notë kaluese, SPAK kërkon 3 vite burg për pedagogun
















TE FUNDIT

Aksioni antidrogë në Elbasan, sekuestrohen kokainë dhe armë

SPAK operacion në Sarandë/ Disa urdhër-arreste për trafik droge, sekuestrohen celularë
8 Shtator, 2025

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan. Operacioni i ndjekur me...

Lexo më shumë

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin
8 Shtator, 2025

Kryeministri francez François Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi në qeverinë e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me...

Lexo më shumë

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilaj, autorit të dyshuar të ngjarjes kriminale, e cila u regjistrua në Shkodër, mëngjesin...

Lexo më shumë

Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës

Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë
8 Shtator, 2025

Ushtria izraelite ka shpallur një tjetër “zonë humanitare” në jug të Rripit të Gazës, në një pjesë të vogël të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com