Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj në Kuvendin e PD: “Berishizmi” sot është enverizmi i demokracisë

2021/12/18 at 3:07 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj në Kuvendin e PD: “Berishizmi” sot është enverizmi i demokracisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendit e 18 dhjetorit, i thirrur nga Lulzim Basha.


Gjatë fjalës së tij ai foli për “Berishizmin”, ku u shpreh se PD ka nevojë të bëjë një akt të madh historik, ndarjen nga “Berishizmi”.

Ai tha se “Berishizmi” sot është enverizmi i demokracisë.

“Partia Demokratike sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik. Ajo po pranon  krizën e saj të identitetit. Ajo po pranon dhe duhet të bindet për këtë se identiteti I saj nuk mund të jetë identiteti I liderit gjë që ka ndodhur deri tashti me raportet e saj me Sali Berishën.  Ajo duhet të ndahet nga Berishizmi siç u nda shoqëria nga Enverizmi! Çdo ndarje ka përmasën e saj të dhimbjes dhe trishtimit, por edhe farën e një fillimi të ri.

Pikërisht për këtë duhet thënë që në fillim se Berishizmi sot është enverizmi i demokracise. Me këtë nuk dua të them se ai është burimi i gjithë të këqijave, madje nuk dua ti mohoj asnjë meritë Sali Berishes për betejat që ai ka bërë, për cilesitë që ka shfaqur , për arritjet e tij në pushtet! Duke mos e mohuar per asnjë cast respektin dhe konsideraten intelektuale per Sali Berishen  jam i shtrenguar të them se ai sot po sulmon trashigiminë e vet më të mirë. Madje po shkon aq larg sa ta kushtëzsojë jetëgjatësine e PD-së, opozitarizmit dhe të djathtës shqiptare me ciklin e vet politik madje dhe me atë biologjik.

Sali Berishes i shkonte per shtat pritja! Sali Berishës i duhej të sakrifikonte pak nga egoja e pakufishme për pushtet për të mos e cuar PD-në në këtë konflikt të egër vetshkatërrues.  Ai duhej ta bënte këtë për mijëra e mijëra demokratë që e kanë ndjekur ndër vite, që e kanë mbështetur në ditë të vështira, që e kanë ngritur në majat e pushtetit që e kanë bërë kryeministër, president, që kanë sakrifikuar pa fund për të. Mbi supet e tij mund te rrinte edhe një akt kaq trondites si shpallja “non gratta” por jo, ai ndezi luften imagjinare me SHBA-të  duke provokuar  vokacionin pro amerikan të demokratve. Ai nuk la mundesi të madhengjeheshim e të perfshiheshim nga nostalgjia, na ndau sic ka bërë gjithmone, duke na vënë epitete të njohura.

Berishizmi në vetvete ka qënë e mbetet gjithmonë një perzierje e retorikes antikomuniste me format komuniste të veprimit e mendimit.  Berishizmi nuk ka  synuar kurrë dekomunistizimin e vendit. Autoritarizmi,  kulti i individit,   përdorimi i klientelës së tij kundër ligjit dhe oponentit, sovranizmi gati tribal në konflikt me aleatet tanë themelorë sa herë lëkundesh pushteti i tij, kompromentimi i kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut duke e orjentuar  atë në duar oligarkesh, marginalizimi i  të ish persekuturave politike e ish pronarve , debimi i intelektualve duke e shnderruar PD në parti të tipit Leninist sipas parimit partia është Berisha,Berisha është partia, gjuha e ashper asgjesuese dhe cuarja e vendit per tre here drejt konfliktit civil,  kanë qënë anet e tij negative.

PD kontribuoi të shembej sistemi komunist por sjelljen komuniste e mbajti të gjallë brenda saj, duke promovuar jo pak , friken, servilizmin, nënshtrimin, spiunllekun e në shume raste paaftësinë. Ajo lejoi vesin vesin për hir të kontrollit,  i beri te vetet hajdutet dhe spiunet per ti shantazhuar sa me lehte.

Kjo është një ndarje e vështirë sepse është dominuese në 30 vjet, ky është modeli sundues i politikes sonë me rrënjë historike e kulturore.

Prandaj nëse  Lulzim Basha dhe ne demokratët e PD-së duam t’ja ndryshojmë kursin kesaj partie , duke e orientuar drejt së nesërmes nese të gjithë së bashku duam të rikthehemi sërish fitues, duhet ta tejkalojmë, pse jo ta rishpikim vetveten, ta rikoncëptojmë ofertën tonë për shoqërinë, ta rigjejmë misionin tonë politik e shoqëror. Vete zoti Basha, duhet ta gjykoje ne menyre kritike shkollen ku u formua si politikan, ambjentin me te cilin bashkejetoi, format e të drejtuarit e të bërit politike. Vete Lulzim Basha e ka jetike ti japë fund modelit politik të promovuar nga Sali Berisha dhe nen ndikimin apo presionin e tij edhe nga vete ai,  modelit që kultura politike e PD dhe ajo shqiptare imponon , model që anon  nga arroganca, narcizmi, moskonsiderimi  dhe autoritarizmi, ku  lideri është gjeni i cili posedon arsyet rracionale ndersa  qytetaret turma qe duhet të binden.

Në këtë kontekst PD duhet të kthehet në parti e rregullave dhe mundesive, pa shpikur gjera jashtetokesore por të ndjeke modelet e partive popullore europiane, të cilat sanksionojnë garen për çdo gjë e per kedo!

Në statutin e Partisë Demokratike duhet të shkruhet me germa kapitale se kush humbet zgjedhjet e certifikuar nga OSBE-ODIR, largohet pa ndoshta e sikur po kaq ata të cilet për arsye meskine brenda partisë punojnë që të dështojë lidershipi dhe projekti i përbashkët!”-tha Gjekmarkaj ndër të tjera.



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

13 Janar, 2026 7:26 pm
Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
Bota

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

13 Janar, 2026 6:34 pm
“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

13 Janar, 2026 3:48 pm
Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
Kronikë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 3:34 pm
Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

13 Janar, 2026 2:58 pm
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
Aktualitet

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë

13 Janar, 2026 2:38 pm
Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
Bota

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

13 Janar, 2026 2:21 pm
Para
“Qëndrimet e lëvizjes Berisha nul”,çfarë parashikon rezoluta e miratuar në Kuvend

“Qëndrimet e lëvizjes Berisha nul”,çfarë parashikon rezoluta e miratuar në Kuvend

Sa kanë votuar për shkarkimin e Bashës,Vokshi-Gjanës:Sot flet sovrani,jo shoqatat

Sa kanë votuar për shkarkimin e Bashës,Vokshi-Gjanës:Sot flet sovrani,jo shoqatat

Salianji për referendumin e Berishës: Kjo sallë ndrin, ndërsa nga ana tjetër…

Salianji për referendumin e Berishës: Kjo sallë ndrin, ndërsa nga ana tjetër...
















TE FUNDIT

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
13 Janar, 2026

Për Presidentin Trump, është koha për të marrë vendime. Dhjetë ditë më parë, ai tha se SHBA-të ishin të gatshme të...

Lexo më shumë

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
13 Janar, 2026

Qeveria e Groenlandës ka thënë se nuk mund ta pranojë në asnjë rrethanë dëshirën e Donald Trump për të marrë kontrollin...

Lexo më shumë

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
13 Janar, 2026

Pse Irani është sot skenë protestash dhe si shpjegohet fakti që, më pak se gjashtë muaj pas luftës dymbëdhjetëditore, qytetarët...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
13 Janar, 2026

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se ka një përmirësim të situatës së përmbytjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com