Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj: Berisha nuk relativizon dot 40 mijë votat e Bashës

2021/10/28 at 10:04 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj: Berisha nuk relativizon dot 40 mijë votat e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur ciklin politik dhe se nuk duhet të rikthehet në krye të PD.

Në emisionin “Opinion”, Gjekmarkaj tha se Berisha nuk mund të relativizojë Lulzim Bashën, që ka marrë 40 mijë vota në garën e qershorit për drejtimin e partisë.

Sipas deputetit, PD nuk mund të jetë parti fituese me një kryetar të shpallur “non grata” nga SHBA-të.

“Nuk jemi në proces gare. Nuk mund të garojë në Kuvend. Aksionerët e partisë, janë anëtarët e partisë të cilët i kanë dhënë 40 mijë vota Lulzim Bashës. 3 apo 4 mijë veta në Kuvend nuk mund të relativizohen 40 mijë vota që ka marrë Basha në qershor. Bëhet fjalë për një miting, Kuvend që nuk dihet a do jetë legal a nuk do jetë. Në këto 5 apo 6 javë sa herë jam pyetur jam kujdesur të them që Berisha është një personalitet i të djathtës, një njeri me staturë të lartë intelektuale, dhe politike. Nuk jam kujdesur për hipokrizi, apo politikë, por mendoj e ka mbyllur ciklin e tij, me të gjitha sukseset dhe dështimet. Ai e di shumë mirë që kryetari i PD nuk mund të jetë non grata nga SHBA-të. Ai mund të jetë por nuk mund të jetë fituese PD-ja. Është e pamundur të sjellë një gjë të re në PD. Berisha mund të ishte patriarku moral i PD, është ende në kohë për të qenë, por nuk mund të jetë e ardhmja e PD. Mendoj që Berisha e ka mbyllur këtë cikël në 30 vjet, tani edhe mosha e tij nuk e lejon, sepse pas 5 vitesh do jetë 82 vjet. Ne e dimë që SHBA-të janë fuqi madhore e botës. Janë ata stabilizatori. Nuk mund ta trajtojmë si fuqi minore, si shaka. Berisha e di më mirë se kushdo fuqinë e tyre. Do i kishte pasur hije Berishës që ti mallëngjente demokratët duke u martirizuar për interesat e kësaj partie, por ai ka zgjedhur konfliktin. Por konflikti me SHBA-të e zvogëlon PD-në, mund ta çojë në deriva që ne nuk na i merr mendja, mund ta çojë drejt asgjësimit. Duhet tua themi shqiptarëve këtë. Është e pamundur që një parti politike në Shqipëri të vijë në pushtet, të qeverisë nëse nuk është në sintoni me SHBA-të”, u shpreh Gjekmarkaj./ Opinion.al

Etiketa: Agron gjekmarkajBashaberisha

Ju sugjerojmë

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
Sport

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

17 Tetor, 2025 3:26 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

17 Tetor, 2025 2:36 pm
Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
Aktualitet

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

17 Tetor, 2025 2:26 pm
Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
Aktualitet

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

17 Tetor, 2025 1:35 pm
Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas
Bota

Rusia dënon 15 luftëtarë ukrainas

17 Tetor, 2025 1:18 pm
Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
Aktualitet

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

17 Tetor, 2025 1:13 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

17 Tetor, 2025 1:10 pm
Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
Bota

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

17 Tetor, 2025 12:36 pm
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

17 Tetor, 2025 12:18 pm
Para
Gjata:Në Shqipëri Batonin e do vetëm Rama, nuk di ta dojë ndonjë shqiptar tjetër

Gjata:Në Shqipëri Batonin e do vetëm Rama, nuk di ta dojë ndonjë shqiptar tjetër

Alizoti: Nuk jam në PD për Bashën apo Berishën, por për njerëzit e mi pa varr

Alizoti: Nuk jam në PD për Bashën apo Berishën, por për njerëzit e mi pa varr

Alizoti: PD po shkon drejt çarjes, tensioni është i madh

Alizoti: PD po shkon drejt çarjes, tensioni është i madh

TE FUNDIT

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n
17 Tetor, 2025

Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka folur për disa nga momentet më të përfolura të karrierës së tij. Ai...

Lexo më shumë

Tiranë, një person vetëvritet me armë zjarri brenda poligonit të qitjes

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
17 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet. Një person ka vrarë veten brenda poligonit të qitjes....

Lexo më shumë

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

Rama publikon videon, si do transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”
17 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video ku prezantohet projekti i arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e...

Lexo më shumë

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj

Berisha i kërkon Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën Begaj
17 Tetor, 2025

Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka kursyer nga akuzat Presidentin Bajram Begaj, të cilin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com