Presidenti Ilir Meta ka nisur së fundi të jetë aktiv në rrjetet sociale, ndërkohë që deri para pak kohësh nuk posedonte llogari të tilla.
Ajo çfarë është edhe më interesante, lidhet me faktin që ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, Meta zgjedh të jetë sportiv duke treguar momente nga jeta përtej zyrës dhe impenjimit zyrtar.
Mbrëmjen e së shtunës, ai ka postuar një foto me show-man-in Ardit Gjebrea, qe me sa duket ka qene i ftuari i Presidentit. Teksa trokasin gotat Meta shkruan: Të dashur miq, me Arditin kalohet shumë mirë edhe të shtunën, jo vetëm të dielën.