Në një nga momentet më virale dhe të bukura gjatë fjalimit të Trump në Kongres, u regjistrua kur presidenti i SHBA i ofroi një surprizë një fëmije të diagnostikuar me kancer, për të cilin tha se aspironte të bëhej polic.
Presidenti tha se 13-vjeçari Daniel vuante nga kanceri i trurit dhe i kishin dhënë vetëm pesë muaj jetë.
Prej gjashtë vjetësh, Trump tha se Daniel dhe babai i tij “kanë qenë në një përpjekje për të realizuar ëndrrën e tij dhe DJ është betuar si një oficer nderi i zbatimit të ligjit”.
Trump më pas udhëzoi drejtorin e Shërbimit Sekret Amerikan që ta bënte zyrtarisht Danielin agjent, me brohoritje nga dhoma.
13-vjeçari DJ Daniel, u mbajt nga babai i tij ndërsa republikanët dhe të pranishmit në galerinë e Shtëpisë brohorisnin “DJ”.
I habitur dhe i gëzuar, i riu më pas mori një simbol të Shërbimit Sekret nga drejtori i agjencisë Sean Curran, një nga agjentët që nxitoi në skenë për të mbrojtur Trumpin gjatë tentativës për t’i vrarë në Butler, Pensilvani, në korrik.
Më shumë se një duzinë demokratë iu bashkuan republikanëve në një ovacion të vazhdueshëm.