Sociale

Gjatë karantinës shqiptarët u “zhyten” në internet,rritje 47% e përdorimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 24/06/20 |
Al Do

Mungesa e daljes lirshëm që nisi 10 ditëshin e dytë të marsit për shkak të pandemisë së COVID-19 ka bërë që shumica e shqiptarëve të kërkojnë variante alternative për të kaluar kohën dhe zgjidhja pjesërisht ka qenë interneti.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se për janar-mars pati një ulje të komunikimit me telefonata dhe mesazhe dhe një kërcim me 47.3 për qind të internetit.

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2020 ishte rreth 20 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.87 GB Internet në muaj në T1 2020, që përbën një rritje me 12.4% në krahasim me T4 2019 dhe një rritje me 47.3% krahasuar me T1 2019.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2020 ishte: 171 minuta dalëse, 27 SMS dhe 3.87 GB Internet. Krahasuar me T4 2019, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 5.4%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 17.3% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me 12.4%” thuhet në publikimin e AKEP.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T1 2020 ishte rreth 3,257,057 që përbën një rënie me 3.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 11.1% në krahasim me T1 2019.

“Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T1 2020 arriti në rreth 2.48 milionë që përbën një rënie me rreth 1.4% me T4 2019 dhe rënie me 0.3% në krahasim me T1 2020; Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T1 2020 ishte rreth 1.7 milionë që përbën një rënie me 3% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 7.4% në krahasim me Tremujorin e parë 2019” vlerëson AKEP.

Shifrat tregojnë një rënie totale të komunikimit si në rrjetet kombëtare ashtu edhe në ato me jashtë. Kështu totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T1 2020 ishte rreth 1.27 miliardë minuta, me një rënie prej 6.7% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 5.4% me T1 2019. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 6.9% në krahasim me T4 2019 dhe u ul me 5% në krahasim me një vit më parë në T1 2019.

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 6.5% në krahasim me T4 2019 dhe pësoi një rënie me 5.6% në krahasim me T1 2019. Proporcioni i thirrjeve on-net/off-net në T1 2020 ishte 57%/41% njëlloj me T1 2019 (pjesa mbetur 1% thirrje me rrjetet fikse kombëtare dhe 1% thirrje ndërkombëtare). / monitor.al

Pas