-U tha në Opinion

Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i Berishës  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:35 - 11/10/21 |
Opi Nion

Ish –sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” tha ndër të tjera se lëvizja e Berishës do të mbajë bazën e Partisë Demokratike, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë. Ndër të tjera Gjata tha, se gjatë fushatës ka vërejtur se një grup i madh i votuesve të PD, janë aty pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Berishës.

Duke folur për lëvizjen e zotit Berisha, Gjata tha: “Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë. Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëz ishin me PD, votonin dhe punonin  për PD sepse ishte emri i Berishës. Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha. Ka një bazë të PD shumë të fuqishme, të vendosur politikiësht që i lidh emri i Berishës. Se pse e qysh ndodh kjo, nuk e di”./Opinion.al

Pas