-U tha në Opinion

Gjata: Gazetari është kallëzuar vetëm se përgjimin e dërgoi tek PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 09/10/18 |
b.f

Avokati Çlirim Gjata, të martën, deklaroi se kallëzimi penal ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nuk është i drejtë.

Gjata tha në studion e emisionit “Opinion”, se gazetari implikohet për kallëzim të rremë vetëm për faktin se ai e ka çuar materialin tek PD.

Ai u shpreh se për çfarë arsye ka bërë kallëzim të rremë gazetari, duke shtuar se nga ai përgjim ka dalë se një person i dënuar me 7 vite burg për trafikim ndërkombëtar droge, doli një audio-përgjim me një person tjetër në Vlorë.

Gjata: Unë po ju jap një shprehje që Prokuroria e vendos në akte dhe ia jep edhe Gjykatës. Gazetari Jetmir Olldashi, dyshohet për kallëzim të rremë, sepse në bashkëpunim me një deputet të opozitës, ka marrë përsipër të denigrojë figurën e ministrit të Brendshëm.

 

 

 

 

Pas