Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ghizaal, e strehuar në Shqipëri: Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time

2021/09/07 at 11:17 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ghizaal, e strehuar në Shqipëri: Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time

Ghizaal,  një avokate 40-vjeçare nga Kabuli është një prej shtetasve afganë që janë strehuar në Shqipëri. Në një intervistë për “Opinion”, ajo tregon se kjo është herë e dytë që ajo detyrohet të largohet nga vendi, pas ikjes në vitin 1992, kur ishte vetëm 12 vjeçe.


“Emri im është Ghizaal Haress. Jam nga Kabuli. Jam 40 vjec dhe jam avokate.”

Ghizaal Haress është një grua e shoqërisë afgane që gjatë jetës së saj i ka ikur 2 herë regjimit talebanez. Kështu i kujton ajo ditët përpara se të hipte në avionin e evakuimit afro dy javë më parë.

“Ishte shumë interesante dhe tragjike po ashtu sepse gjërat ndodhën shumë shpejt. Ishte e vështirë të kuptoje cfarë po ndodhte apo të ruaje sensin e kohës. Mbaj mend në 12 gusht po flisnim se si po avanconin talebanët drejt Kabulit. Dhe po mendonim për alternativa, c’duhet të bëjmë në rast se avancojnë më shumë. Më 15 gusht ata hynë në Kabul”, thotë ajo.

Profili i saj publik, i një gruaje që ishte shkolluar në perëndim dhe kishte mbajtur pozicione të larta qeveritare vuri në rrezik jetën e saj dhe të familjes.

“Gjëja e parë që bëra për shkak të profilit tim, punës në qeveri dhe me fondacionin ‘Shoqëria e Hapur’ ishte të largohesha nga shtëpia bashkë me familjen dhe kolegët, drejt një vendi të sigurtë. Për rreth një javë kam qendruar e fshehtë. Fondacioni ku punoj arriti të na largojë prej aty. Shkuam në Abu Dhabi për 1 javë dhe më pas erdhëm në Shqipëri”, tregon.

E pyetur nëse priste  që pas 20 vjetësh talebanët do të merrnin në dorë pushtetin kaq shpejt dhe kaq thjeshtë, ajo tha: “Aspak. Kur ndodhi e patëm të vështirë ta besonim. Unë isha refugjate në vitin 1992 kur isha vetëm 12 vjec. U largova nga Afganistani në të njëjtën mënyrë. Kur u kthyem në vitin 2002 gjërat kishin ndryshuar. Kishim kushtetutë, qeveri të re. parlament dhe president të zgjedhur. Gratë mund të shijonin të drejtat e tyre, mund të shkonin në shkollë ose të punonin. Unë isha një nga ato që shkova në universitet pasi talebanët humbën. Fitova edhe një bursë që të kryeja studimet për master jashtë vendit. Ishin ndryshime thelbësore ato mes regjimit të talebanëve në vitet ‘90 dhe atë të qeverisë pas 2001. Që t’i humbnin të gjitha këto të drejta brenda natës ishte e paimagjinueshme. Megjithatë ndryshimet filluan kur amerikanët nënshkruan marrëveshjen e paqes me talebanët duke përjashtuar qeverinë afgane. Kjo i dha shumë fuqi atyre në nivel ndërkombëtar.”

Ghizaal ndjek cdo ditë zhvillimet nga vendi saj. Ajo shprehet se lajmet që dëgjojnë nga mediat këto ditë janë dëshpëruese, dhe një tregues i qartë që Afganistani po kthehet pas në kohë të errëta. Rritja e cmimeve të ushqimeve, kartave rimbushëse të telefonit, dyqanet e mbyllura dhe pamja e grave janë vetëm disa nga ndryshimet që sollën talebanët.

“Kishte ndryshuar edhe pamja e grave. Zor se shihje gra në rrugë, por ato që dilnin ishin të shoqëruara nga meshkuj. Edhe pamja e talebanëve në rrugë, u lexohej në sy urrejtja për atë vend, për njerëzit dhe progresin që kishim bërë gjithë ato vite. Të ngjallte frikën. Ata erdhën 3 herë në shtëpinë time për t’më kërkuar mua”, tha ajo.

Ghizaal tregon se raportimet nga media kanë ndryshuar shumë ditët e fundit. Përsa i përket qeverisë për të cilën po punojnë talebanët, ajo mendon se do të jetë një kthim 20 vite pas, pasi bota e braktisi Afganistanin.

“Qeverisja e talbanëve është e parashikueshme nga 3 gjëra: së pari kemi eksperiencën e regjimit të mëparshëm. Së dyti ata kanë luftuar me qeverinë dhe kanë një kushtetutë. Duke pasur parasysh këto kupton që nuk do kenë qeveri të zgjedhur. Ata përherë kanë pasur një lider suprem, dhe lideri suprem ka të gjithë pushtetin në dorë. Ne nuk do të kemi më një parlament të zgjedhur, apo sistem gjyqësor”, shprehet Ghizaal.

Kur u largua për herë të parë nga Afganistani, në vitin 1992, Ghizaal kujton që shqetësohej për gjëra fëmijësh, si lojërat me shoqet apo librat që kishte lënë pas.

“Kësaj here është ndryshe. Si adult ti kupton që ke lënë pas gjithë jetën tënde. Dhe për prindërit e mi është akoma më tragjike sepse ata po e përjetojnë këtë për herë të dytë në 30 vjet. E vetmja gjë e sigurtë për të ardhmen time është pasiguria që kam për të. Megjithatë shpresoj të jetë një e ardhme ku nuk do më duhet të merakosem për jetën time apo të afërmve të mi”, përfundon ajo./Opinion.al

Etiketa: afganëtdeshmishqiperi




Ju sugjerojmë

Zbuluan dhe zhvilluan pikat kuantike, ja kush janë fituesit e çmimit “Nobel” në Kimi
Bota

Zbuluan dhe zhvilluan pikat kuantike, ja kush janë fituesit e çmimit “Nobel” në Kimi

4 Tetor, 2023 12:54 pm
KQZ regjistron PD zyrtare për zgjedhjet në Kukës! Celibashi: Basha rezulton kryetar
Aktualitet

Fitoi zgjedhjet në Kukës, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut kandidatit socialist

4 Tetor, 2023 12:47 pm
Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, arrestohet 28-vjeçari në Përmet

4 Tetor, 2023 12:37 pm
Dy thasë me kanabis në automjet, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Dy thasë me kanabis në automjet, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

4 Tetor, 2023 12:25 pm
Rama: Së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes
Aktualitet

Rama: Së shpejti hap dyert Qendra e Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes

4 Tetor, 2023 12:07 pm
U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivi i RENEA-s
Aktualitet

U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivi i RENEA-s

4 Tetor, 2023 12:02 pm
Qëlloi me armë, dalin detaje të reja për policin e “Shqiponjave”: Punonte si truprojë…
Kronikë

Qëlloi me armë, dalin detaje të reja për policin e “Shqiponjave”: Punonte si truprojë…

4 Tetor, 2023 11:55 am
Ndërron jetë kardiologu Ahmet Kamberi, mjeku i diktatorit Enver Hoxha
Aktualitet

Ndërron jetë kardiologu Ahmet Kamberi, mjeku i diktatorit Enver Hoxha

4 Tetor, 2023 11:52 am
Familja kërkon lirimin e të arrestuarit për vrasje:S’është ai, të bëjnë aktin e ekspertimit
Kronikë

Familja kërkon lirimin e të arrestuarit për vrasje:S’është ai, të bëjnë aktin e ekspertimit

4 Tetor, 2023 11:44 am
Përmbytjet katastrofike/Presidenti Begaj solidarizohet me presidenten e popullin slloven
Aktualitet

Dhunimi i gazetarit Gjergj Zefi, presidenti Begaj dënon sulmin: Të zbardhet ngjarja

4 Tetor, 2023 11:36 am
Para
Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 8 shtator 2021

Vranësira dhe reshje shiu në këto zona, parashikimi i moti për sot















TE FUNDIT

Zbuluan dhe zhvilluan pikat kuantike, ja kush janë fituesit e çmimit “Nobel” në Kimi

Zbuluan dhe zhvilluan pikat kuantike, ja kush janë fituesit e çmimit “Nobel” në Kimi
4 Tetor, 2023

Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë tre shkencëtarëve që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika...

Lexo më shumë

Fitoi zgjedhjet në Kukës, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut kandidatit socialist

KQZ regjistron PD zyrtare për zgjedhjet në Kukës! Celibashi: Basha rezulton kryetar
4 Tetor, 2023

KQZ i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, kandidatit të PS-së i cili fitoi zgjedhjet e 24...

Lexo më shumë

Kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, arrestohet 28-vjeçari në Përmet

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë
4 Tetor, 2023

Një 28-vjeçar me iniciale E.M., është arrestuar në Përmet. Ai akuzohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me...

Lexo më shumë

Dy thasë me kanabis në automjet, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Dy thasë me kanabis në automjet, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër
4 Tetor, 2023

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com