Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gëzuar 9 Marsi-n!

2017/03/08 at 1:10 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gëzuar 9 Marsi-n!

Nga Gazmend AGA*
Zgjohet në mëngjes herët për të mbaruar punët e një dite më parë. Ndërkohë që i duhet të zgjojë fëmijët për t’i përgatitur për shkollë, fillon të përgatisë mëngjesin.
Maratona sapo ka filluar.
Zhurmë, rrëmujë dhe nxitim që karakterizon çdo mëngjes të një nëne shqiptare…
Ky është 9 Marsi, ky është dhe 10-11-12 Marsi i zakonshëm i shumë familjeve shqiptare sot. Ky ndoshta është 9 Marsi i shumë grave në botë, por ne na intereson “kopështi” ynë. A nuk na e dha Zoti kopështin Botë, për ta kthyer në parajsë? A nuk na krijoi mashkull-femër për të plotësuar njëri tjetrin? E pra, sot femra shqiptare ka nevojë për më shumë dashuri, përkujdesje, delikatesë, ndihmë e mirëkuptim.
Nëna është krijesa më e bukur e krijuar nga Zoti. Më e mëshirshmja, më e dashura, më sakrifikuesja. “Parajsa është nën këmbët e nënës”, thotë Profeti. Sa më shumë ta respektosh e ta duash atë, aq më shumë i je afruar parajsës.
Pranë parajsës është edhe bashkëshorti i mirë. “Më i miri prej jush është ai që sillet mirë me bashkëshorten e tij”, thotë përsëri Ai që theu tabutë; e lavdëroi femrën si nënë, si vajzë, si bashkëshorte, doli me vajzën mbi supe, i dha të drejta të plota gruas, e lavdëroi atë që sillet i ndjeshëm ndaj gruas dhe mallkoi atë që e keqtrajtojnë atë.
Ai dhe feja e Tij, i dha të drejtë prone, të drejtë mendimi e administrimi gruas plot 1 400 vite më parë. Ai është Muhamedi a.s., i keqkuptuari i kohës.
Ka plot prej ndjekësve të Muhamedit që nuk e respektojnë gruan. E kjo vjen veç prej mosnjohjes së njeriut të madh, të sjellshëm e shumë të ndjeshëm ndaj të dobtëve.
Ndjekësi i vërtetë i Muhamedit a.s., e arsimon dhe edukon vajzën e tij, e ndan pronën me motrën e tij, e ndihmon bashkëshorten e tij.
Besimtari, jo vetëm që nuk vë dorë mbi krijesën engjëllore nënë, bashkëshorte, vajzë apo motër, por ai e ruan me kujdes këtë dhuratë të çmuar, të kristaltë.
Delikatesa dhe sjellja e një besimtari të vërtetë ndaj femrës duhet të jetë shembull për gjithë njerëzimin.
Vetëm në shqipëri ka mbi 2 000 gra nën urdhër mbrojtjeje nga dhuna e burrave. Me qindra e mijëra femra të tjera shqiptare kanë ndroje të shprehen, të klithin, të flasin.
Prandaj, mendoj se sot, ne burrat duhet të dalim e të jemi në aksion kundër kësaj sjelljeje ndaj gruas. Sot më 8 Mars, ne duhet të protestojmë kundër vetvetes, për ti dhënë fund dhunës ndaj gruas. Sot duhet të rikujtojmë se rruga më e mirë për të parandaluar dhunën ndaj gruas dhe ndërgjegjësimit për të qenë të mirësjellshëm ndaj saj, duhet të nisë që në gjenezë; në edukimin e fëmijeve tanë me frymën e besimit, dashurisë e tolerancës.
Duhet ti themi jo dokeve ku keqtrajtohet gruaja.
Këtë kërkon feja, këtë kërkon atdhedashuria, këtë kërkojnë vlerat universale.
Merr një trëndafil miku im dhe çoja nënës, gruas, motrës e vajzës dhe kërkoi falje që s’ja dimë vlerën dhe thuaji gëzuar, por vetëm duke i premtuar trajtimin siç i ka hije…


*Nën/ Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë



Ju sugjerojmë

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses në Kosovë kërcënon mirëqenien e…

12 Gusht, 2025 12:27 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi me thikë komshiun gjatë një konflikti, arrestohet 46 vjeçari

12 Gusht, 2025 12:26 pm
Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari
Aktualitet

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

12 Gusht, 2025 12:16 pm
Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim
Aktualitet

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

12 Gusht, 2025 12:00 pm
Ushtria izraelite vret nëntë militantë palestinezë në Bregun Perëndimor
Bota

Kërkoi ndëshkimin e Izraelit/Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re

12 Gusht, 2025 11:48 am
Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin
Aktualitet

Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin

12 Gusht, 2025 11:32 am
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Diplomatët kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

12 Gusht, 2025 11:26 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 50 vatra zjarri në gjithë vendin, jugu zona më problematike

12 Gusht, 2025 11:08 am
Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023
Aktualitet

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

12 Gusht, 2025 10:41 am
Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh
Rajoni

Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh

12 Gusht, 2025 10:20 am
Para
Basha: Nuk pres nga ambasadorët të më tregojnë detyrat kushtetuese

Shkrihen akujt/ Basha drekë me ambasadorin amerikan

Foto/ Historia e trishtë e 5 vjeçares që kujdeset për gjyshen dhe stërgjyshen e saj

Foto/ Historia e trishtë e 5 vjeçares që kujdeset për gjyshen dhe stërgjyshen e saj

Rrihet gazetari Elvi Fundo

Rrihet gazetari Elvi Fundo
















TE FUNDIT

Gjermania: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses në Kosovë kërcënon mirëqenien e…

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
12 Gusht, 2025

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se pret që të gjitha fuqitë politike në Kosovë...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagosi me thikë komshiun gjatë një konflikti, arrestohet 46 vjeçari

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
12 Gusht, 2025

Vihet në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se goditi me mjet prerës komshiun e tij gjatë një konflikti për motive...

Lexo më shumë

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari
12 Gusht, 2025

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi dogji 5 stane, bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra. Mësohet se...

Lexo më shumë

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim
12 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të mitur dhe kanë shpallur një tjetër në kërkim, pasi ishin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com