Një nga çiftet më të famshëm dhe më të dashur për publikun shqiptar, Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy, kanë filluar pushimet e tyre anës detit. Ishte Marina ajo që ditën e djeshme publikoi një foto mjaft provokuese teksa pinte kafen e mëngjesit anës detit.
Ndërsa sot, bashkëshorti i saj ka ndarë një foto ku çifti shfaqen duke shijuar rrezet e diellit. Sipër një varke, Ghetto Geasy ka bërë një selfie, ndërkohë që mbrapa tij është kapur në foto edhe Marina, e cila e veshur me bikini e mjaft joshëse, është shtrirë dhe po merr disa rreze dielli. “Jeta është më e mirë pranë detit”, shkruan reperi poshtë fotos me gruan e tij.