Getoar Selimi ka publikuar në Instagram një fotografi prane një makine ‘’Mercedes S 600’’që mendohet të jetë blerja më e fundit e reperit kosovar.
Vlerat e kësaj makine superluksoze nisin nga vlera 160 mijë euro e më lart, ndërkohë që fotografinë Getoari e ka shoqëruar me shkrmin: ‘’Ça të thot vllai’’?
Shprehja shqiptare që Getoari ka përdorur ndoshta është tregues i shenjave të para që po le ndikimi i Marinës në gjuhën e folur prej tij, megjithëse e fejuara e artistit nuk është nga Vlora, vendi ku më së shumti dëgjohet një fjali e tillë.