Jemi mësuar më dedikimet që Getoar Selimi bën shpesh për Marinën, tashmë bashkëshortja e tij. Ai gjithmonë në rrjetet sociale është treguar romantik karshi saj. Por përpos dedikimeve, tani që Marina ndërmori një tjetër hap në karrierën e saj, si drejtuesja e një formati televiziv në Klan, duket se Getoari është edhe fansi i saj më i zjarrtë.
Ai ka publikuar në të gjitha rrjetet sociale spotin e Marinës, ku promovon emisionin e saj “C’est la vie” Duket se dhe Getoari është shumë i lumtur me rrugëtimin e ri që po nis Marina, për të cilin i urojmë shumë suksese.