Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gërryenin shtratin e lumit Mat/ Dy të arrestuar, në kërkim administratori dhe punonjësi i subjektit

2024/03/02 at 4:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gërryenin shtratin e lumit Mat/ Dy të arrestuar, në kërkim administratori dhe punonjësi i subjektit

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pasi akuzohen për gërryerje të jashtëligjshme të shtratit të lumit Mat.


Sipas uniformave blu mësohet se janë arrestuar shtetasit Rexhep Shabani dhe Albert Dodaj, ndërsa është shpallur në kërkim administratori dhe një punonjës i subjektit.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, zbulohet një subjekt në Milot, ku kryhej në kundërshtim me ligjin, veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Riverside”.

Sekuestrohen 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas të punësuar në këtë subjekt. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë (administratori i subjektit dhe një punonjës).

Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve 27/7, të mbështetura te puna e inteligjencës policore dhe që kryhet në të gjithë territorin e rrethit, me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Riverside”.

Gjatë operacionit, në Milot, është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit B. A. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të subjektit, shtetasit: R. Sh., 57 vjeç dhe A. D., 59 vjeç, të dy banues në Milot.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim  administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi B. A., 58 vjeç banues në Milot, si dhe një punonjës i subjektit, shtetasi P. T., 60 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e tyre”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Tentuan grabitjen në Prush, këta janë Klodian Çypi e Kleotild Bardhi

Tentuan grabitjen në Prush, këta janë Klodian Çypi e Kleotild Bardhi

Hasani nga Turqia: BE të luajë rol në zgjidhjen e krizave globale

Hasani nga Turqia: BE të luajë rol në zgjidhjen e krizave globale

Vdes në moshën 102-vjeçare ikona e modës Iris Apfel

Vdes në moshën 102-vjeçare ikona e modës Iris Apfel
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com