Aktualitet

“Gërdeci”, SPAK ankimon vendimin e GJKKO për Mediun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 02/08/21 |
Opi Nion

SPAK ankimon vendimin e  GJKKO për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ështe bërë sot ankimi në gjykatë kundër vendimit për Mediun, dhe SPAK i kërkon apelit të pranojë kërkesën për gjykimin e ish ministrit.

Kujtojmë që pak ditë më parë GJKKO me në krye gjyqtarin  Erjon Çela rrëzoi kërkesën e SPAK për rihetim të Mediut për tragjedinë e Gërdecit.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesëne SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit. Gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte Prokurorinë e Posaçme, duke mos i hapur rrugë rihetimit të ish-ministrit për një nga dosjet më të bujshme me argumentin se ndjekja penale u parashkrua dhe se prokuroria nuk e hetoi për 10 vjet./Opinion.al

Pas