Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, ku ishte thirrur të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.
Sipas SPAK, djali i ish-kryeministri Sali Berisha nuk banon në adresën e deklaruar.
Në seancë është paraqitur vetëm ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, i cili ka dëshmuar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes.
Aldo Bumçi, në dëshminë e dhënë para togave të zeza, ka treguar procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.