Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha i përgjigjet Lawson:Jeni regjisori i mashtruesve

2019/03/24 at 6:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha i përgjigjet Lawson:Jeni regjisori i mashtruesve

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka kthyer përgjigje gazetarit amerikan, Guy Lawson, i cili pretendonte se Shkëlzeni ishte përfshirë në biznesin e armëve para tragjedisë së Gërdecit.


Vetë Shkëlzen Berisha i konsideron këto akuza si shpifje, teksa thekson se gazetari jo vetëm që nuk është i mashtruar, por është regjisori i mashtrimeve.

Kujtojmë se Guy Lawson, dha variantin e tij pas pretendimit të z.Berisha, i cili deklaroi se menjëherë pas publikimit të shkrimit të parë në revistën Rolling Stones, ai i kishte dërguar një email Guy Lawson nga ku i kërkonte të fliste me të në lidhje me atë shkrim.

“Shkëlzen Berisha nuk më ka dërguar asnjë email”, theksoi Lawson në përgjigjen e tij, duke shtuar edhe se djali i ish-kryeministrit Berisha nuk e ka provuar këtë gjë as në gjykatë për ta sjellë atë e-mail si provë në atë proces gjyqësor.

 

Guy Lawson: “Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë”.

Shkelzen Berisha: z. Lawson, eshte e vertete qe une nuk e kam sjelle kete email para gjykatës dhe deri tani përveç fjalës time nuk ka pasur asnje evidence se ky email ju eshte nisur juve. Ju e keni shfrytëzuar pamundësinë time per ta gjetur kete email, per te gënjyer para gjykatës dhe para publikut, pavarësisht se emailin e keni marre, duke thene se une nuk ju kam kontaktuar.

Fatmirësisht ky email i cili ju është nisur me dt 18 Mars 2011, vetem disa dite pas publikimit tuaj ne revistën Roling Stone, eshte rigjetur ne arkivin e njerit prej miqve te mi, te cilit ja kisha percjelle pak kohe pasi ua kisha nisur juve. Ai sigurisht qe do ti paraqitet gjykates si prove ne apel dhe sot publikut si deshmi e genjeshtres suaj.

Ju e keni fshehur kete email me qellim dhe kjo provon dhe njehere se, ju ne kete histori nuk jeni i mashtruari, por regjisori i mashtruesve.

Kete nuk e tregon vetem fshehja e ketij emaili, por dhe vete deklarata juaj para gjykates kur thoni “se nuk me keni kontaktuar se e dinit qe do te mohoja pretendimet per lidhjet me AEY”.

Natyrisht une do mohoja me fakte një histori me te cilen nuk kisha asnje lidhje por paragjykimi i juaj nuk ka lidhje me standardet e gazetarisë por me nevojen per t’i shitur publikut nje histori te trilluar sic do t’i vinte për shtat xhepit tuaj dhe jo te vertetes.

Guy Lawson: “Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç argumentoi Gjykatësja Cooke në vendimin e saj, unë isha bazuar në shumë burime të tjera për të treguar përfshirjen e paditësit, si artikulli i “New York Times”, “Broward Beach New Times”, the “New Republic”, dokumentari i Al Jazeera-s “Plumba dhe Dollarë”, e-mail-e diplomatike që dolën në publik, në të cilat ambasadori amerikan e lidhte zotin Berisha me korrupsionin e tregtisë së armëve, si dhe intervista me shumë njerëz të tjerë, të cilët besojnë me bindje se zoti Berisha ka qenë i përfshirë në tregti korruptive me armë. Me pak fjalë, është një numër i stërmadh burimesh që e lidhin zotin Berisha”.

Shkelzen Berisha: Nese flasim per individe, qe kane shpifur ne lidhje me mua ashtu sic del fare qarte nga dokumentet qe ju keni sjelle para gjykates, ne Shqiperi burimi juaj I VETEM ka qene Erion Veliaj.

Ai eshte po ashtu i vetmi burim qe ka refuzuar te deshmoje ne kete gjyq pavaresisht kerkeses se derguar nga avokati im. Ju siguroj se, aresyeja nuk eshte frika nga une, por nga ligji!

Belliu qe ju e keni identifikuar si burim, deklaroi per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY dhe se ato qe ju ka thene I kishte lexuar ne disa nga mediat lokale ne Shqiperi.

Kokalari qe ne fillim e cilesuat si burim per librin tuaj, përgjatë pyetjes nga avokati im e etiketuat me shume “respekt” si nje “maniak te tërbuar me axhende private” te cilit ju nuk mund ti besonit.

Artikulli i NYT per aq sa me takon mua, bazohet vetem mbi biseden Trebicka – Diveroli. I pari ka folur qe ne vitin 2008 pas artikullit, me deklarata publike dhe deshmi ne prokuri qe nuk besonte se Diveroli thoshte te verteten ne lidhje me mua. Por ju zgjodhet te injoronit si deklaraten time ashtu dhe deklaraten e tij. Ne fund deklarata e Diverolit se ai kishte trilluar gjithcka provoi se ju zgjodhet te mbyllnit syte para te vertetes ne favor te nje historie qe i pershtatej vetem xhepit tuaj.

Ju genjeni serish kur thoni se ambasadori Withers me ka implikuar mua ne kete histori. Ambasadori ka cituar ato qe kane shkruar disa media shqiptare dhe ate qe ai pretendon se I ka thene z.Hoxha. Ne asnje rast ambasadori nuk është shprehur nese I beson ose jo burimet e tij. Pra ne kete rast burimi juaj nuk është ambasadori amerikan por z.Hoxha dhe disa media lokale.

Ju keni zgjedhur te injoroni deklaraten publike te z.Hoxha te botuar ne media lokale menjehere pas publikimit te wikileaks, ku ai pergenjeshtron keto kabllograme dhe mohon te kete permendur emrin tim ne kete takim. Njelloj si deklaraten ju keni zgjedhur te injoroni deshmine e tij para gjykates qe hedh poshte pretendimet tuaja.

Ju keni zjedhur gjithashtu te injoroni te gjitha deklaratat e mia qe hedhin poshte cdo lidhje time me kete histori ndonese ato jane botuar ne shume media lokale.

Ju keni zgjedhur te mos “lexoni” deklaraten e z. Trebicka ku shprehet se ai besonte qe une nuk isha I perfshire ne kete afere dhe kjo eshte botuar dhe mbuluar gjeresisht nga mediat lokale.

Sepse ju keni zgjedhur te “lexoni” dhe te “importoni” nga mediat shqiptare (te financuara nga kundershtaret politike te babait tim) vetëm shpifjet qe i pershtateshin nje historie qe i vinte per shtat xhepit tuaj dhe qellimisht keni injoruar cdo deklarate timen apo te personave te tjere qe do t’ju conte tek e verteta.

Standardi juaj per te verteten eshte edhe me i ulet se i disa mediave shqiptare lokale (pjese e makinerise politike te shpifjes) qe ju citoni, pasi ne ndryshim nga ju, ato nuk kane pasur mundesi te lexonin raportin e hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes sipas te cilit Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur ata i treguan foton e tij.

Sigurisht qe Podrizkit ne kundershtim te asaj qe kishte deklaruar ne betim, I “erdhen syte” dhe ju “rikthye kujtesa”, sapo ju I ofruat para (e pranuar kjo para gjykates) per librin tuaj.

Nese marrim burimet e mediave apo personave qe ju keni cituar te gjitha permblidhen tek Diveroli, Podrizki dhe shpifjet e mediave apo aktoreve lokale ne Shqiperi. Te gjitha keto te kundershtuara nga deshmitare te rendesishem, nga vete burimet si dhe nga une me deklarata dhe padi ligjore para te cilave ju keni mbyllur syte per te mos “trazuar” historine qe I vinte per shtat xhepit tuaj.

Me e rende akoma, ju keni injoruar qellimisht konnluzionet e proceseve ligjore te kryera ne Shqiperi dhe SHBA respektivisht per Gerdecin dhe AEY ku ne asnje rast pavaresisht qindra te pyeturve ne mijera faqe deshmi, nuk ekziston qofte dhe nje prove e vetme e gjetur qe me lidh mua me keto ceshtje apo i lidhe keto dy afera njera me tjetren

Guy Lawson – “Sërish, gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument. Ajo ka specifikuar ‘thelbi i të dy ngjarjeve është që paditësi ka qenë i përfshirë në veprimtaritë korruptive në lidhje me arsenalin e madh të Shqipërisë, kryesisht të papërdorshëm, por ende shumë të rrezikshëm, që daton që nga Lufta e Ftohtë’.

Shkelzen Berisha: Njelloj si me trillimet e librit ju genjeni kur thoni se gjykata paska thene se keto dy histori kane lidhje me njera tjetren. Per ta bere kete gjyqtares do t’I duhej te futej ne thellesite e dosjes se te dyjave ceshtjeve gje qe as nuk eshte bere e as ka qene qellimi I gjyqit. Gjykatesja thjesht ka vene ne dukje se ne media ka pasur PRETENDIME per perfshirjen time ne keto dy histori njelloj sic ka permendur pretendime per Llotarine (per te cilat z.Balla eshte denuar per shpifje) apo per CEZ (per te cilin burimi I z.Balla eshte denuar per shpifje) por ajo per asnje moment as nuk ka lidhur historite me njera tjetren dhe as nuk ka pranuar si te verteta keto pretendime.

Etiketa: emailgazetarisheklezen berisha


Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Tre shqiptarët më të kërkuar nga policia britanike, ja për çfarë akuzohen

Tre shqiptarët më të kërkuar nga policia britanike, ja për çfarë akuzohen

Hysaj flet pas largimit të Panuçit: Nuk do e kemi mendjen te largimi i tij

Hysaj flet pas largimit të Panuçit: Nuk do e kemi mendjen te largimi i tij

Presidenti grek-Shqipërisë: Çështja çame është pengesë për në BE

Presidenti grek-Shqipërisë: Çështja çame është pengesë për në BE
















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com