Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gërdeci”, Mihal Delijorgji dëmshpërblehet me 15 mijë euro

2016/02/11 at 10:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gërdeci”, Mihal Delijorgji dëmshpërblehet me 15 mijë euro

Gabimet” e drejtësisë shqiptare çojnë mijëra euro në llogarinë bankare të biznesmenit Mihal Delijorgji. Dje në Fletoren Zyrtare u botua vendimi i gjykatës së Strasburgut, që e dëmshpërbleu pronarin e “Albademil”, kompania që kryente demontimin në Gërdec ku ndodhi dhe tragjedia e 15 marsit 2016, me 15 mijë e 600 euro.


Sipas vendimit të Strasburgut, ankuesi Delijorgji u mbajt nën arrest edhe
pse kishin përfunduar afatet ligjore, çka është konsideruar shkelje e konventës. Në vendimin e gjykatës, renditen rrethanat e çështjes.
“Më 15 mars 2008, në një objekt demontimi ndodhi një shpërthim masiv. Shpërthimi mori 26 jetë. 265 persona të tjerë u plagosën rëndë ose lehtë dhe një sërë ndërtesash që gjendeshin përreth u dëmtuan rëndë. Procesi i demontimit realizohej nga një kompani tregtare private, administrator i së cilës ishte ankuesi. Pas shpërthimit, prokurori nisi procedimet penale kundër ankuesit dhe 28 personave të tjerë.

Më 17 mars 2008, ankuesi mbeti në arrest. Gjykata e Rrethit nuk vendosi asnjë limit kohor në lidhje me kohën e ndalimit të tij. Dukej se ai ishte i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ‘vrasjes në rrethana
rënduese të më shumë se dy personave’, ‘shkatërrimin e pronës me lëndë shpërthyese’ dhe ‘shkeljen e rregullave për eksplozivët, substancat ndezëse dhe ato radioaktive’”, thuhet në vendim. Dosja “Gërdeci” u dorëzua në mars 2009, në Gjykatën e Lartë, me 29 të pandehur, pasi i akuzuar ishte dhe ish­ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu.

Gjykata supreme vendosi të mbajë Mediun për shqyrtim dhe të pandehurit e tjerë ia dërgoi për kompetencë Gjykatës së Tiranës. Mes tyre ishte dhe biznesmeni Delijorgji. Delijorgji kërkoi disa herë radhazi lirimin e tij, duke këmbëngulur se afatet e paraburgimit kishin përfunduar. Avokati i Delijorgjit, argumentoi se periudha e tij e ndalimit përpara procesit gjyqësor ishte zgjatur me 81 ditë. Pas disa tentativash të dështuara, më 7 shkurt 2011, Gjykata e Tiranës e liroi nga burgu, duke e çuar në arrest
shtëpie. Në mars 2012, Delijorgji u dënua me 10 vite burg dhe vendimi u la në fuqi nga Apeli. Më 19 mars 2013, ankuesi u lirua nga burgu, pasi rezultoi se e kishte vuajtur dënimin.

VLERËSIMI I ANKIMIT
Për mbajtjen jashtë afateve në burg, Delijorgji u ankua në Strasburg. Qeveria nga njëra anë dhe Delijorgji nga ana tjetër, paraqitën pretendimet e tyre para gjykatës. “Qeveria ia atribuoi vonesën në procedime ankuesit dhe avokatit të tij; shpesh ata mungonin në seancat dëgjimore të gjykatës. Duke paraqitur apelime, ankuesi ishte i ndërgjegjshëm se shqyrtimi i çështjes së tij nga gjykatat e larta kërkonte kohë. Ankuesi parashtroi se kishte pasur vonesë në shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim. Edhe
pse u dhanë pesë vendime vendase brenda një periudhe pesëmujore, gjykatat nuk morën një vendim për ligjshmërinë e ndalimit të tij të vazhduar. Ankuesi u mbajt ‘peng’ i gjyqësorit, i cili veproi kundër shtetit
ligjor”, theksohet në vendimin e gjykatës.

“Duke u kthyer në çështjen në fjalë, Gjykata vëren se ankuesi paraqiti kërkesën e tij të parë për lirim më 19 korrik 2010. Gjykatës së Lartë iu deshën pothuajse tre muaj të shpallte vendimin e saj të datës 3
nëntor 2010. Gjykata nuk shpjegoi se përse Gjykatës së Lartë iu desh një kohë kaq e gjatë të shqyrtonte apelin e ankuesit. Gjykata vëren se vonesa të tjera ishin shkaktuar për shkak se gjykatat më të ulëta nuk kishin vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 3 nëntor 2010. Gjykatës i vjen keq që Gjykata e Apelit, e cila kishte juridiksion mbi faktet dhe ligjin, nuk realizoi një vlerësim të fakteve dhe një shqyrtim të kërkesës së ankuesit për lirim më 17 dhjetor 2010.

Kthimet e vazhdueshme si edhe mospërputhja me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 3 nëntor 2010, shkaktuan një vonesë të pajustifikueshme në procedime. Një vonesë e tillë i atribuohet shtetit, përgjegjësia e të cilit është të organizojë sistemin ligjor në mënyrë të tillë që të përmbushet kërkesa ‘e përshpejtuar’ bazuar në nenin 5 § 4 të Konventës. Për sa i përket sa më sipër, Gjykata vlerëson se ka pasur një shkelje të nenit 5 § 4 të
Konventës në lidhje me mosshqyrtimin ‘e përshpejtuar’ nga ana e autoriteteve të kërkesës së parë të ankuesit për lirim më 19 korrik 2010”, thuhet në vendim.

/Klodiana Lala-Gazeta Shqiptare/



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

12 Qershor, 2025 10:50 pm
Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
-U tha në Opinion

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

12 Qershor, 2025 10:45 pm
“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
-U tha në Opinion

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

12 Qershor, 2025 10:34 pm
Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
Aktualitet

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

12 Qershor, 2025 10:31 pm
Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
-U tha në Opinion

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

12 Qershor, 2025 10:16 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari shpëtoi se u hodh nga dera e emergjencës

12 Qershor, 2025 10:15 pm
Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore
-U tha në Opinion

Zjarrin në fushën e mbetjeve, Dredha: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

12 Qershor, 2025 9:53 pm
Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!
-U tha në Opinion

Zjarri te mbetjet në Vlorë, Ornela Çuçi: Përgjegjëse vetëm bashkia!

12 Qershor, 2025 9:40 pm
Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës
Bota

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

12 Qershor, 2025 9:22 pm
Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit
Aktualitet

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit

12 Qershor, 2025 9:11 pm
Para
Ku shkon yndyra kur humbim peshë?

Ku shkon yndyra kur humbim peshë?

FOTO/ Tirana u shpall kryeqytet 96 vite më parë

FOTO/ Tirana u shpall kryeqytet 96 vite më parë

Ja arsyet pse disa çifte kanë jetë të shkëlqyer seksuale

Ja arsyet pse disa çifte kanë jetë të shkëlqyer seksuale

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Lezhë, 4 persona të plagosur

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
12 Qershor, 2025

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B....

Lexo më shumë

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!

Pjerin Ndreu në Opinion: Në pak vite Talja do jetë zona më e zhvilluar!
12 Qershor, 2025

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau në emisionin “Opinion” në Tv Klan disa nga zhvillimet që po transformojnë zonën...

Lexo më shumë

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…

“Trafiku, sfidë e vështirë”, Ndreu tregon zgjidhjen: Qeveria të vrapojë për…
12 Qershor, 2025

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë në emisionin “Opinion” në Tv Klan foli për disa nga sfidat kryesore të sezonit...

Lexo më shumë

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit aksion për lirimin e plazheve publike
12 Qershor, 2025

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com