Aktualitet

Gërdeci/Mediu: Jam i pafajshëm, s’ka asnjë provë shtesë, e motivuar politikisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 10/01/23 |
Opi Nion

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, ku u njoh zyrtarisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Mediu ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se i është prezantuar nga Prokuroria e Posaçme i njëjti fashikull si në vitin 2009 pa shtuar asnjë dokument apo provë shtesë.

Ndër të tjera, Mediu tha se akuza ndaj tij është e motivuar politikisht.

“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë”, tha Mediu.

 

Pas