Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Fatmir Mediut, për t’u gjykuar normalisht dhe jo me gjykim të shkurtuar.
Seanca e radhës do të mbahet më 22 shtator.
Avokatët e Mediut kanë kërkuar që të thirren si dëshmitarë në gjyq 90 persona, shtetas shqiptarë e të huaj. Mes dëshmitarëve që mbrojtja e Mediut ka kërkuar të thirrjen, janë ish.zv/Sekretari i Mbrojtjes në DASH, ish-ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, katër gjeneralë të NATO, përfaqesues të SAC, si edhe ish-ministrat Pandeli Majko, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri.