Aktualitet

“Gërdeci dhe 21 janari dy vrasje shtetërore”, Rama: SPAK s’është FBI


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 21/01/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, ka folur për sistemin e drejtësisë dhe dy ngjarje që kanë shënjuar historinë e vendit 21 janarin dhe Gërdecin, të cilat i cilësoi si vrasjet më të mëdha shtetërore.

Në fjalën e tij, Rama iu është drejtuar qytetarëve duke thënë të mos i kërkojnë të pamundurën dhe funksionimin e drejtësisë kur ende po pastrohet llumi në sistemin e drejtësisë.

Më tej Rama është shprehur se sot është një ditë më e mirë se sa një vit më parë, pasi sipas tij përveç vettingut, sot është rihapur edhe dosja e Gërdecit. Kreu i qeverisë thotë se hetimet janë duke u kryer nga SPAK-u, që sipas tij nuk është FBI, por “një foshnje që sapo ka nisur të belbëzojë”.

“Mos më kërkoni llogari apo të pamundurën dhe funksionimin e drejtësisë ku ende nuk është tharë vula e reformës. Ndërkohë që flasim nuk është se s’ka ndodhur asgjë. Po ndodh diçka që nuk mendohej më para. Po pastrohet llumi në sistemin e drejtësisë. Ai llum, që kanë shitur e blerë të drejtën sipas qejfit. Vettingu vazhdon, llumi nuk mbaron. Ka prej tyre se ku vjen dita e Vettingut ikin vetë, nuk paraqiten fare sepse kanë mbaruar pazaret. E gjitha kjo neveri duhet duruar, duke shtrënguar dhëmbët e vazhduar punën me durim. Nuk jemi në vitin 1945. E them shpesh këtë, sepse ka ende dhe sot akoma njerëz që ma kërkojnë mua, qeverisë, ia kërkojnë pushtetit politik e legjislativ që të bëj gjyqe, hetime e arrestime. Si mund të ndodhë kjo? Vetëm duke e kthyer kohën prapa duke shkuar në vitin 1945. Ose në kohën që pushkatimet, dënimet, i bënte partia në pushtet. Ky është proces. Ne kemi vendosur gurin e themelit para 5 vitesh. Çfarë janë 5 vite në historinë e një vendi? Në historinë e atyre vendeve që ne i referohemi për drejtësisë hetimet e para jepeshin den baba den në kohën që ne nuk ishim shtet, ishim provincë në Perandorinë turke. Pse po i them këto? I them sepse sot është një ditë më e mirë se sa një vit më parë. Sot nuk jemi në kushtet ku ishim të etur për të parë drejtësinë që të niste të funksiononte. Fola për vettingun, por sot është rihapur Gërdeci. Një nga dy kapakët e rëndë të dy vrasjeve shtetërore. Lere se ca thotë njëri e tjetri.

Dy vrasje shtetërore, që ndodhën për shkak të krimit shtetëror. Është rihapur ai Gërdeci që iu vendos një kapak. Është rihapur dhe sot po hetohet e po bëhet nga SPAK-u. SPAK-u nuk është FBI apo strukturë e ngjashme në vende ku këto struktura funskionojnë që prej kohësh kur ne që po flasim këtu s’kishim nisur. Është një foshnje që ka nisur të belbëzoje. Kjo është rruga dhe jam i bindur që fjala drejtësia vonon, por nuk harron, ka kuptim të qartë. Duan apo nuk duan, nuk ka mundësi tjetër apo rrugë. Do të doja që Reforma në Drejtësi të ecte shumë më shpejt, po realisht a mund të ecte? Nuk e di, sepse është një proces. Shumë i ngjashëm me rritjen e një fëmije”, tha Rama./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

Pas