Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gërdeci”/Dëshmon në gjyq ish-ushtaraku: U shkelën të gjitha rregullat nga babëzia e ushtrisë dhe punëtorëve

2023/10/27 at 5:45 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gërdeci”/Dëshmon në gjyq ish-ushtaraku: U shkelën të gjitha rregullat nga babëzia e ushtrisë dhe punëtorëve

Ka dhënë dëshminë e tij, në seancën e sotme gjyqësore, ish-ushtaraku Veiz Muça. Ish-ushtaraku Muça ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec.


Në dëshminë e tij, ish-ushtaraku ka treguar sesi shkeleshin të gjitha rregullat nga “babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorëve për të bërë sa më shumë punë për të arritur normën i shkelnin rregullat në punë”.

“Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim, dhe në ushtri kam qenë tek këmbësoria. Në Gërdec kam punuar nga 12 qershori 2007-15 mars 2008. Në punë më ka marrë Dritan Minxolli, atë e njihja dhe i kam kërkuar punë. Ai më ka shpjeguar çdo gjë aty mendova se bëhej demontimi i fishekëve. Delijorgjin nuk e njoh e as kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua. Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhnin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë qe punëtorët nuk janë të kujdesshëm ai më shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier. Aty vinin të gjitha llojet e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) pajisje të tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në kontejner për ta vendosur dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë.  Ditën e ngjarjes iku Dritani përpara, dola dhe unë porosita rojën të mos fuste njëri brenda. Ngjarja ndodhi kur sapo isha larguar 200 metra më poshtë. Zjarri ka filluar aty ku bëhej demontimi. Baruti transportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Deliu e kishte shpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë treguar punëtorët, zjarri ka filluar tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të  Deliut. Ai e kishte dërguar në shtëpi dhe e kishte ngjitur. Unë atë ditë nuk i kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them diçka “babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorëve për të bërë sa më shumë punë për të arritur normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më”, tha ish-ushtaraku./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Kurti: Serbia po sulmon integritetin territorial të Kosovës nga Brukseli!

Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, Mete: Parashikon rritjen e pagës mesatare në 900 € në muaj

Qeveria miraton projektbuxhetin 2024, Mete: Parashikon rritjen e pagës mesatare në 900 € në muaj

OBSH thirrje Izraelit: Rishikoni urdhrin e evakuimit, pacientët në Gaza në kushte shumë të vështira

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com