Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

George Soros, babai i prapaskenave botërore?

2020/08/12 at 1:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
George Soros, babai i prapaskenave botërore?

Bashkëpunëtor i nazistëve, spekulator, nxitës i shkëmbimit të popullsisë: cila është e vërteta për pretendimet lidhur me miliarderin dhe filantropin Soros?


Ai është një nga drejtuesit e “prapaskenave botërore”. Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh. që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë civilë ose aktivistë të të drejtave të njeriut – por që në të vërtetë ata janë agjentët e tij. Ai gjithashtu i drejton si marioneta politikanë të rëndësishëm dhe me ndikim. Qëllimi i tij është t’u vjedhë popujve të tërë të identitetin e tyre kulturor dhe kombëtar, të skllavërojë vende të tëra dhe t’i detyrojë të qëndrojnë në skllavëri të përjetshme. Me spekulimet e tij ai ka zhytur tashmë miliona vetë në katastrofë. Dhe tani ai planifikon një ndryshim të popullsisë në Evropë – vendasit e krishterë duhet të zëvendësohen nga migrantët myslimanë. Kushdo që e kundërshton këtë plan përballet me fushata ndërkombëtare si gënjeshtar dhe shpifës.

Njeriu, për të cilin thuhen të gjitha këto është miliarderi dhe filantropi me origjinë hungarezo-hebreje George Soros, i cili feston sot (12 gusht 2020) nëntëdhjetëvjetorin. Që nga mesi i viteve 1980, ai ka shpenzuar miliarda dollarë për mbështjetjen e demokracisë dhe të projekteve edukative përmes fondacionit të tij “Shoqëria e Hapur”. Dhe ka bërë shumë armiq në mbarë botën.

Teoritë konspirative për Sorosin as nuk do t’ia vlenin të përmendeshin, nëse ato do të ngriheshin vetëm nga ekstremistët e ekstremit të djathtë që kanë pak ithtarë. Por pretendimet e renditura më lart ngrihen prej vetë Viktor Orbánit, kryeministrit nominalisht demokrat të qeverisë së një vendi të BE-së.

Figurë e urryer në Evropën Lindore

Dhe Orbáni nuk është i vetëm. Pothuajse kudo në Evropën Lindore, George Soros është bërë një nga figurat më të urryera vitet e fundit. Shpesh janë politikanë të qeverisë që e konsiderojnë Sorosin si armik. Për shembull, partnerët e koalicionit nacionalist të kryeministrit bullgar, Bojko Borisov aktualisht po akuzojnë filantropin e pasur për organizimin e protestave mbarëkombëtare kundër qeverisë së vendit.

Sidoqoftë asnjë politikan nuk shkon aq larg sa Viktor Orbáni me akuzat e tij. Në qershor, për shembull, kryeministri hungarez theksoi në një nga intervistat e tij javore në stacionin publik të afërt me qeverinë “Kossuth-Rádió” se ai nuk ishte dikush që dyshonte kudo për komplote – por ato ekzistonin. Si p.sh. Sorosi kundër Hungarisë.

Shumica në Hungari i besojnë Orbánit

Sondazhet në Hungari tregojnë se sa të forta janë rrëfimet për Sorosin: një shumicë e madhe e hungarezëve e konsiderojnë miliarderin Soros si një figurë tejet negative që ushtron ndikim të dëmshëm në vend. Madje shumë hungarezë u besojnë pretendimeve të rreme dhe të shpikura rreth Sorosit. Para zgjedhjeve parlamentare hungareze në vitin 2018, rreth dy të tretat e votuesve ishin të bindur, se miliarderi amerikan do të kandidonte për një parti me emrin e tij – megjithëse kjo parti nuk ekziston dhe Soros kurrë nuk ka marrë pjesë në ndonjë zgjedhje në Hungari dhe as nuk ka bërë fushatë në Hungari .

Cilat janë trillimet kryesore rreth Sorosit? Dhe çfarë ka të vërtetë në to?

Bashkëpunëtor i nazistëve

George Soros lindi në Budapest në 12 gusht 1930 në një familje të pasur hebreje. Familja e tij i mbijetoi Holokaustit me dokumente të falsifikuara dhe pjesërisht në ilegalitet. Mediat hungareze të afërta me qeverinë raportojnë në mënyrë të përsëritur për “spekulatorët që bashkëpunuan me nazistët” dhe që zhytën në katastrofë ose mashtruan hebrenjtë e tjerë.

Në fakt Sorosi, i cili ishte asokohe një i ri 14 vjeçar arriti të mbijetonte vetëm duke u maskuar si nip i një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndër të tjera ishte përgjegjës për inventarizimin e pronave të konfiskuara prej hebrejve. Vetë Sorosi ka treguar për këtë në një intervistë me CBS në vitin 1998 – megjithatë ai nuk ka thënë se i kishte ndihmuar në ndonjë mënyrë zyrtarit në fjalë, por se ishte një fëmijë që donte të mbijetonte.

Sidoqoftë historia për Sorosin si bashkëpunëtor i nazistëve në qarqet e lidhura me qeverinë hungareze vazhdon të përsëritet me kokofortësi në Hungari.

Spekulatori që ka zhytur miliona vetë në mjerim

George Soros ka qenë një nga shpikësit e strategjive të investimeve me rrezik të lartë dhe suksesi i tij më i madh, që e bëri të famshëm në mbarë botën, ishte spekulimi financiar kundër paundit britanik, përmes së cilës një firmë që ai manaxhonte arriti në vitin 1992 të fitonte gati një miliardë dollarë në një kohë shumë të shkurtër. Kjo është arsyeja pse Soros konsiderohet në Hungari si një spekulator që zhyt miliona njerëz në mjerim.

Në fakt zhvleftësimi i paundit britanik më 16 shtator 1992 ka një histori komplekse, e cila shkaktoi mospërputhje politike, sociale dhe ekonomike shumë kohë përpara, se Sorosi dhe investitorët e tjerë të fitonin para nga ajo. Vetë Soros ndërkohë është shndërruar në një nga kritikët më të mprehtë të kapitalizmit modern financiar dhe bën thirrje për rregullim të rreptë të tregjeve financiare.

Skizofren

Meqenëse ai vazhdoi të fitonte miliarda përmes transaksioneve të aksioneve në bursë deri sa u tërhoq privatisht për të dalë në pension, shumë kritikë të moderuar e akuzojnë atë për skizofreni. Po ashtu ai është kritikuar se fondet me të cilët punon Soros janë të regjistruar në parajsa fiskale ose se ai nuk ndjek një strategji investimesh të qëndrueshme si Fondi Shtetëror Norvegjez. Por Sorosi e ka dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tij private në fondacionet e tij bamirëse. Një nga motot e tij është: “Më pëlqen të fitoj shumë para dhe pastaj t’i shpenzoj për qëllime të mira”.

A planifikon Sorosi një shkëmbim të popullsisë në Evropë?

Që nga kriza e refugjatëve në vjeshtën e vitit 2015 qeveria hungareze pretendon se George Soros synon të sjellë miliona refugjatë muslimanë në Evropë dhe se ai po planifikonte një shkëmbim të popullatës. Kryeministri Orbán e quan këtë “Planin e Soros” dhe tashmë ka organizuar disa “konsultime kombëtare” për këtë.

Pretendimet bazohen kryesisht në një artikull të shkruar nga vetë Sorosi për krizën e migracionit në shtator 2015, në të cilin ai bën thirrje, mes të tjerash, për një pranim të rregullt dhe të shpërndarë në mënyrë të drejtë të një milionë refugjatëve në vit. Ai më vonë u shpreh për 300,000 në vit dhe bëri gjithashtu thirrje për një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së – këtë të fundit e kërkon edhe Orbáni.

Detajet e “Planit të Sorosit” që prezanton pa pushim qeveria Orbán janë thjesht gënjeshtra: dënime më të buta për migrantët kriminelë, dhjetëra mijëra euro ndihma sociale për refugjatët ose shpërndarje të detyruar të migrantëve në mbarë Evropën – të gjitha këto janë kërkesa që Sorosi nuk i ka bërë kurrë./DW

Etiketa: hungariprapaskenaSOROS


Ju sugjerojmë

Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
Aktualitet

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

16 Gusht, 2025 3:37 pm
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

16 Gusht, 2025 3:26 pm
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

2025-a, dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

16 Gusht, 2025 3:17 pm
PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..
Aktualitet

PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..

16 Gusht, 2025 3:12 pm
Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare
Bota

Ukrainë: Territoret e pushtuara dhe e drejta ndërkombëtare

16 Gusht, 2025 2:55 pm
Analiza e DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin
Bota

Analiza e DW: Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

16 Gusht, 2025 2:33 pm
U-21/Miqësorja e dytë në shtator, Shqipëria do të përballet me Zvicrën
Kryesore

U-21/Miqësorja e dytë në shtator, Shqipëria do të përballet me Zvicrën

16 Gusht, 2025 2:26 pm
Janar-prill, tatimet mblodhën 15.9 miliardë lekë më shumë
Aktualitet

Të dhënat e DPT: 14,770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor 2025

16 Gusht, 2025 2:18 pm
Durrës/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, pranga 32-vjeçarit
Aktualitet

Durrës/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, pranga 32-vjeçarit

16 Gusht, 2025 1:48 pm
Qeveria serbe i përfundon mandatin Igor Popoviç në Zyrën për Kosovën
Rajoni

Qeveria serbe i përfundon mandatin Igor Popoviç në Zyrën për Kosovën

16 Gusht, 2025 1:40 pm
Para
Masat shtrënguese, Rama tregon çfarë ndodh me shkelësit nga java tjetër

Bien me 3.5% vdekjet në 6 muajt e parë të 2020,vetëm në 3 qytete ka rritje

COVID-19/ Vdes fëmija 11 vjeç në Britani, nuk kishte probleme të tjera

Shifrat zyrtare në Britani, më shumë viktima nga gripi se koronavirusi

Harris për zv.presidente/ Trump: Kundërshtarja që të gjithë ëndërrojnë

Harris për zv.presidente/ Trump: Kundërshtarja që të gjithë ëndërrojnë
















TE FUNDIT

‘Skandal i përsëritur në Onkologjik’/ Vokshi: Pacientët me kancer mbeten pa trajtim

Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore
16 Gusht, 2025

‘Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur, baraz rrezik për jetën!’. Kështu shkruan në një...

Lexo më shumë

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen

13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
16 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e fundit me zjarret në vend. Aktualisht, sipas MM janë 13 vatra...

Lexo më shumë

2025-a, dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
16 Gusht, 2025

Më shumë se 54 mijë hektarë pyje dhe kullota janë djegur deri më tani nga zjarret në vendin tonë sipas...

Lexo më shumë

PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..

PD: Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’, policia nuk ndërhyn pasi..
16 Gusht, 2025

Partia Demokratike ka marrë një tjetër denoncim nga qytetarë për ndërtim pa leje në Tiranë. Sipas informacioneve të tyre, objekti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com